• |
ide | kryesore

‘Partizani’, gjyqtarja Olldashi lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Malltezit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për vënien nën sekuestro të 25 pasurive. Gjyqtarja Iliriana Olldashi lë kështu në fuqi vendimin e një shkalle më poshtë për sekuestron preventive të pasurive.

Gjyqtarja që liroi Malltezin nga masa e arrestit me burg, nuk ka ndryshuar vendimin e një shkalle më poshtë për pasuritë e tij.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 13.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar mbi vendosjen e sekuestros preventive mbi sendet, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.



3 Comments

  1. bë dikur shkaktar për t’iu vënë zjarri Shqipërisë, e kritikoi Breçanin se i kishte shpëtuar jetën (“…aq bëri, asgjë më shumë”, – tha. Sikur jeta të ishte gjëja më pa vlerë në këtë histori!!!) kur agresori i sëmurë mendor e goditi në bulevard me grusht.

    Ky që mohon të gjithë vetëm për të shpëtuar vetveten, e ka humbur dhe surratin, dhe fytyrën, dhe nderin, dhe dinjitetin, duke u shenjuar në histori si një hileqar i keq

    1. E ke fjalën për Ramën besoj. Sepse tërë këto cilësi janë pronë e tij dhe cilësi e rilindasve e PS -istave. Se në 97 ata e bënë. Më 21 janar po ata sa çuan njerzit mish për top. Shkatërruan vëndin duke e vjedhur dhe larguar tërë shqiptarët nga vëndi. Fut tërë racat e botës për përfitime personale për sy të botës deri në afrikanë sepse ata atë duan. Gjejnë një shejtan budalla që e ka bërë Shqipërinë si çifligun e tij. Apo jo 14:49.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *