• |
ide | kryesore

Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestrimin e 25 pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestrimin e 25 pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit. Trupa gjykuese nuk kanë pranuar rekursin e dhëndrit dhe vajzës se ish-kryeministrit Berisha duke lëne në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Bëhet fjalë për 25 pasuri që janë vënë në sekuestro me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Ndër pronat e sekuestruara janë disa apartamente, disa llogari bankare, një vilë në Gjirin e Lalzit dhe kuotat e disa kompanive. Malltezi mbahet i izoluar me masën e arrestit shtëpiak.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *