• |
ide | kryesore

Salianji propozon amendamentin për amnistinë: Të përjashtohen nga kjo e drejtë shtetasit që janë zgjedhur si deputetë

Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit foli për amnistinë, ku u shpreh se ka propozuar një amendament, ku sipas tij nga kjo e drejtë duhet të përjashtohen shtetasit që janë zgjedhur si deputetë.

Më tej ai u shpreh se nuk bën asnjë kompromis me asnjë bandit, kriminel apo mafioz.

Amnistia ndjek qëllimet që lidhjen me humanizmin që ka për qëllim të lehtësojë pozitën e shtetaseve dhe jam i bindur se dhjetëra familje po presin.

Përmes këtij amendimi dua të përjashtohet kjo e drejtë për shtetasit që janë aktualisht deputetë të zgjedhur, kjo që amnistia të mos shfrytëzohet. për çdo njeri që ka ngrenë sallatë kot këto kohë duke menduar që ka pasur ndonjë amendimin për të përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë, po i them që nuk përfshihen.

Dua të theksoj se unë nuk hyj tek ata që cenojnë dinjitetin, nuk bëj asnjë kompromis me asnjë nga akuzat, bandit, kriminel mafioz që është përfshirë në trafik droge. Jam i vetmi politikan që gjykohem në gjykatë për shkak të një denoncimi në interes publik”, u shpreh Salianji.



4 Comments

  1. Nga i buron gjith kjo zgjuarsi.

    Meqe me prek mua. Duhet ber ky ligji. Qe te shpetoj un.

    Keta jan politikanet, qe mendojn per hallet e pooullit. Dhe jo te tyret.
    Lum si ne qe ju kemi.

  2. Se shpejti ne kinemat e tiranes.

    SHPËTONI USHTARIN SALIJANI.

    Filem aksion e intriga. Dhe pakez fare erotik.
    Ju presim.
    Cmimi i bilets, pa lek.

  3. Berisha vazhdon të sfidojë SPAK-un dhe gjëja që duhet të bëjë Dumani tani sipas tij, është ta mbyllë ish-kryeministrin në çmendinë.

    Berisha, tha analisti, ka ndaluar procesin e demokracisë dhe është shkaktari kryesor i kësaj gjendje që jemi sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *