• |
ide | kryesore

Njeriu që shembi Brazilin mitik: ekspozita unike e legjendarit Paolo Rossi vjen në Tiranë

Sport
Rossi



Pas suksesit të madh në ekspozitat e para në Romë, Milano, Firence, Torino, Trento, Rimini, Bolonja, Beograd, Venecia dhe Zyrih mbërrin edhe në Tiranë ekspozita e quajtur “Paolo Rossi, një djalë i artë dhe legjendat e futbollit”. Falë bashkëpunimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, qeverisë, Fondacionit “Paolo Rossi” dhe Ambasadës Italiane në Shqipëri, ky event i rëndësishëm ndërkombëtar do të jetë i hapur falas për publikun në Muzeun Kombëtar nga data 1 deri më 24 shkurt në Tiranë.

Hapësirat e ekspozitës do të përshkruajnë në mënyrë kronologjike jetën dhe karrierën e Paolo Rossi. Ato janë realizuar falë investimeve të rëndësishme. Bëhet fjalë një projekt në nivel ndërkombëtar përsa i përket inovacionit dhe ndërtimit të ekspozitës mbi jetën e një personazhi të fushës të sportit. Në veçanti, ekspozita do të paraqesë nëpërmjet telajove, paneleve, stampave, banerave, flamujve, monitorëve, dokumenteve dhe fotove një rrugëtim nga debutimi e deri në përmbylljet e karrierës së legjendës italiane. Janë mbi 500 relike unike, përfshirë këtu dhe trofetë më të rëndësishëm:

* Topin e Artë të vitit 1982 nga “France Football”
* Trofeun e Këpucës së Artë të golashënuesit më të mirë të Botërori “Spanjë 1982”
* Trofeun e Topit të Artë si lojtari më i mirë Botërorit “Spanjë 1982”
* Bluzën e finales së Botërorit “Spanjë 1982”
* Këpucët e tripletës në ndeshjen ndaj Brazilit

Ekspozita gjithashtu do të presë në ambientet e saj një projekt të realitetit virtual, që do t’i japë mundësinë vizitorëve të përjetojnë edhe njëherë tre golat ndaj Brazilit të ulur në tribunat e stadiumit të vjetër “Sarrià” në Barcelonë.

Lexo më tejPaolo Rossin përlot futbollin e Italinë: heroi i Botërorit ’82 u nda nga jeta 64 vjeç

Ceremonia e inaugurimit do të zhvillohet në ambientet e Muzeut Kombëtar më 1 shkurt duke nisur nga ora 16:00. Në event do të jenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ambasadori Italian në Shqipëri, Fabrizio Buçi, Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, bashkëshortja e Paolo Rossit, Federica Cappelletti, ish-trajneri Arrigo Sacchi, ish-futbollistët e famshëm Antonio Cabrini dhe Marco Tardelli gjithashtu dhe arbitri izraelit i finales së Botërorit 1982, Itali–Brazil, Abraham Klein.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *