• |
ide | kryesore

Emri/ Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, procedohet penalisht i riu në Peshkopi

Lajme, Të fundit



Një 29-vjeçar është proceduar në Dibër, pasi organizonte lojëra fati në mënyrë të paligjshme në lokalin e tij.

Klinton Ceprkoviç akuzohet për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”. Policia sekuestroi në lokalin që i riu kishte me qera në Peshkopi një kompjuter me faqe të hapur dhe aktive për baste online dhe një printer për printimin e biletave.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dibër/ Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Organizonte në lokalin që e kishte marrë me qera, veprimtarinë e kundërligjshme të lojrave të fatit, procedohet penalisht 29-vjeçari, Klinton Ceprkoviç.

Sekuestrohet një kompjuter dhe një printer.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, evidentuan një tjetër lokal të përshtatur për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Si rezultat në ambientet e lokalit të marrë me qera nga shtetasit K.C., në qytetin e Peshkopisë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një kompjuter me faqe të hapur dhe aktive për baste online dhe një printer për printimin e biletave.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, ndaj shtetasit K.C., 29 vjeç, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *