• |
ide | kryesore

Emri/ Jep dorëheqjen kryetarja e këshillit të qarkut në Shkodër, kush pritet ta zëvendësojë

Lajme, Të fundit



Marina Duhani ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj si kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër dhe në vend të saj është emëruar Edmond Ndou, një emër në radhët e socialistëve.

Duhani ka dhënë dorëheqjen para se grupi i socialistëve t’i njoftonte se kishte mbledhur firmat për shkarkimin e saj. Sipas Duhanit ajo u largua nga posti për një detyrë tjetër por pa dhënë më tej detaje të tjera.

Ndërkohë mësohet se emri që do ta zëvendësojë është Edmond Ndou, drejtuesi i grupit të këshilltarëve të PS në këshillin bashkiak Shkodër. Ndou ka qënë më herët drejtues i Hipotekës në Shkodër, këshilltar i kryetarit të bashkisë, si dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e viteve 2017 dhe 2021.



8 Comments

  1. mjer Shkodra ne dore te kuj ka ra , Shkodra ka kene disa here e pushtume po pushtimi komuniste ne 45 e ne vazhdim ka kene ma tragjiku, bijte biologjik dhe ideologjik , askushet vagabondat po masakrojne qytetin.

  2. Skemi pse ankohemi , Benet Bajri eshte djal zotni , e ka mir edhe me spiropalin edhe me gon çelen edhe me lucen e peshkut edhe me tomen e barnave … problemin e ka vetem me Benet Becin

  3. Berisha donte që të vriste njerëz atë ditë. Ata u vranë për të dëshmuar se Berisha ishte njeriu që e bënte zap këtë popull. Por, gaboi sepse u bënë kur demonstrata kishte mbaruar, por ishin për të treguar që ne e bëjmë zap këtë popull dhe donte që t’ja tregonte ndërkombëtarëve. Ka shumë punë sepse është mbyllur njëherë, njëri prej tyre s’ka vrasës, por rëndësi ka se kush urdhëroi. Ai e tha edhe më vonë që unë vrisja edhe 1 mijë, madje edhe Edi Ramën nëse vinte këmbën në oborrin e Kryeministrisë.Shkodran merr ajer te paster,se carboni salih u largua nga vota,perfito dhe ti o shkodran prej dukagjini

  4. injoranca dhe lepirja shkojne bashke ne perkrahsit e perversit , te kerkosh ti pergjigjesh askushit , pa emer eshte e zorshme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *