• |
ide | kryesore

A është shitur opozita? Shehaj: Nuk ka korrupsion vetëm në qeveri

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shehaj



Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka bërë një deklaratë interesante në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania. Sipas tij, gjatë këtyre 10 viteve, opozita nuk u ka rezistuar dot tentativave të mazhorancës për ta zbutur aksionin opozitar.

Sipas tij ashtu siç ka vjedhje në mazhorancë, ka edhe në opozitë nga ata që vënë interesat personale përpara atyre qytetare. Ai shtoi gjithashtu se pranonte faktin që korrupsioni nuk ka ardhur me ardhjen e qeverisë aktuale, por ka ekzistuar edhe më parë.

“Do ishte hipokrite nga ana ime që të them që korrupsioni ka ardhur me këtë qeveri. Roli i opozitës është pikërisht që të ofrojë një alternativë ndryshe nga qeveria, t’i rezistojë tentativës së mazhorancës për të blerë opozitën. Kjo nuk ka ndodhur në këto 10 vite.

Opozita nuk i ka rezistuar tentativës nga ana e qeverisë për ta zbutur rolin opozitar. Nuk mund të flasim për të gjithë. Ka dhe do ketë, sepse ashtu siç vjedhin në mazhorancë, vjedhje është edhe në opozitë. Sepse mund të vësh interesin personal përpara interesit qytetar”tha Shehaj.

Sipas Shehajt, Shqipëria ka korrupsion sepse qeveria nuk do ta luftojë atë, pasi me anë të tij mban pushtetin.

“Që Shqipëria është një vend i korruptuar e dimë, s’ka nevojë të na e thotë DASH. Këtë e dinë shqiptarët vetëm duke parë nivelin e jetesës së politikanëve. Por pasurimi personal është ajo që na bie më shumë në sy, por pasojat e rënda të korrupsionit nuk është se këta politikan morën një pjesë nga buxheti, pasojat më të rënda janë ato politike.

Shqipëria nuk do ta luftojmë korrupsionin se ka të bëjë me pushtetin politik. Rama nuk po bën korrupsion për të vjedhur, por për të mbajtur pushtetin. Demokracia në Shqipëri nuk funksionon se kemi një qeveri që nëpërmjet korrupsionit po mban pushtetin”, – tha Shehaj. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Kta dezerteret e pd,more boll mediat dhe analista te ramsit kritikojn opoziten ,nuk ka qka i bon kalit i bjen samarit ky far shehu.!

  2. Arben Ahmetaj po tenton të marrë azil politik dhe avokatët e kanë këshilluar që për këtë nevojiten akuza dhe përplasje publike.

    Por, çfarë pritet nga kjo intervistë?

    “Gjate intervistës me gazetarin Peka do të kemi dhe momente trishtuese pasi Ahmetaj do të përlotet disa herë si një njeri që po përndiqet padrejtësisht nga politika, drejtësia dhe biznesmenë.Salihu do takoje sot te qimi tv qytetarin dixhital arben hametaj qe e ka furnizuar me material shpifes per 10 vjet dhe sot po i ben sherbimin e fundit salihut qe eshte duke ngordhur ne ballkon,ashtu si e meriton ky Monster.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *