• |
ide | kryesore

Berisha, një muaj në dritare/ Si e deformoi SPAK skenën politike

Arkiva, Kryesore, Lajme



“Nuk të shpëton dot Altin Dumani, përkundrazi do ndani fatin bashkë! Të njëjtin fat!”. Me këto fjalë, Sali Berisha iu drejtua Edi Ramës nga dritarja e shtëpisë së tij në katin e fundit të pallatit në rrugën “Mustafa Matohiti”. Ka kaluar një muaj që kur gjykata vendosi ta izolojë në shtëpi. Opozita e ka ndjerë goditjen, por pak ka ndryshuar tek kreu i saj.

Të shumtë ishin ata që vinin bast se Berisha nuk do të tërhiqej dhe koha u dha të drejtë. Mesazhi për elektoratin ka mbetur i njëjtë. Madje akuzat janë ashpërsuar. Rrethanat sigurisht nuk janë të njëjtat. Në vend të sfondit të thatë në sallën e konferencave, fjalimet mbahen lart në dritaren e shtëpisë. Në rrugë, militantët mbajnë edhe ata fjalime dhe e brohorasin. Por e ardhmja e betejës me Ramën është bërë akoma më e paqartë.

Si arriti SPAK tek arrestimi i Berishës

Për përfshirjen e Berishës në çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani” nuk ka asnjë akuzë. Berisha është thjesht person nën hetim. Prokurorët kanë vetëm dyshime se dhëndri i tij Jamarbër Malltezi u favorizua nga vendimet që ka marrë qeveria, gjatë kohës që Berisha ishte kryeministër.

Në 21 Tetor, Malltezi u arrestua ndërsa priste bashkëshorten në Rinas. Për Sali Berishën, prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai kishin kërkuar masë sigurie “detyrim paraqitje” dhe sekuestrimin e pasaportës. Që në fillim, masën ndaj Berishës e mori një gjykatëse e dyshuar për konflikt interesi si Irena Gjoka, që ishte shkarkuar me firmën personale të ish-presidentit (1992 -1997). Pretendimi për largimin e saj u refuzua.

Pas kësaj, Berishës iu caktuan avokatë kryesisht, dy persona që ishin deklaruar publikisht si kundërshtarë të tij. Madje njëra shkruante tekste publike pro arrestimit të tij.

Vendimin e gjykatës që e detyronte të paraqitej tek oficerët e BKH-së, Berisha e refuzoi. Ai arsyetoi se, më së pari, prokurorët e SPAK duhej t’i drejtoheshin parlamentit, për të marrë autorizim për kufizimin e lirisë së tij.

Masa e kërkuar nga SPAK u përshkallëzua. Nga detyrim paraqitje, prokurorët kaluan tek arrestimi. Shkak, sipas tyre ishte refuzimi i Berishës për t’u paraqitur tek oficerët e BKH-së.

Por kësaj radhe iu drejtuan parlamentit për të marrë autorizim. Socialistët nuk pritën gjatë. Menjëherë u dhanë leje prokurorëve të arrestonin Berishën. As gjykata nuk priti gjatë dhe konfirmoi arrestimin.

Kështu kreu i opozitës përfundoi i izoluar në arrest shtëpie.

Si e ndryshoi opozitën goditja e SPAK për Berishën

Për Sali Berishën situata ishte e vështirë edhe para goditjes nga SPAK.

I shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe i mbetur pa parti, izolimi në shtëpi e ka shtuar amullinë në radhët e opozitës. Pikëpyetjet shtohen për mundësinë e krijimit të një formacioni të madh politik kundër Edi Ramës për zgjedhjet e vitit 2015.

Lulzim Basha e priti me nënqeshje arrestimin e Berishës. Ishte një rast tjetër që të kujtonte paralajmërimet e hershme për pasojat që do të binin mbi Berishën, që kur SHBA e shpalli non grata dhe ai e përcolli jashtë grupit parlamentar.

Gazment Bardhi ka tentuar të mbushë vakuumin me përpjekjet për ta mbajtur gjallë protestën ose përmes akuzave të forta kundër qeverisë. Megjithatë, diferencat me Berishën janë aty, që nga roli i SPAK dhe deri tek raportet me ambasadën amerikane.

Ilir Meta ka një distancim të dukshëm nga lideri i demokratëve. Ndryshe nga protestat para parlamentit, Ilir Meta nuk është shfaqur në asnjë nga protestat poshtë shtëpisë së Berishës.

Lexo edhe: Arrestimi i Berishës/ Si po e politizon SPAK një dosje korrupsioni

Lexo edhe: BILD për arrestimin e Berishës: Rama ka frikë nga 79-vjeçari?

Lexo edhe: Kushtetuesja hesht/ Berisha në dorë të SPAK

Në protestë nuk janë dukur as të ashtuquajturit “aleatë të vegjël” Duka, Mediu, Dule apo Shehi.

Kush po përfiton “drejtësia e re”

Presioni i qëndrimit mbyllur në shtëpi vetëm sa e ka ashpërsuar fjalorin politik të Berishës kundër SPAK. Altin Dumanin e quan një ndër njerëzit më të korruptuar në vend, madje një vrasës.

“Dumani është një vrasës si ata. Fsheh krimin e tyre dhe del përgjërohet në publik. Unë ju ia jap fjalën ju se atë fytyrë siç e ka do ua nxjerr para shqiptarëve”  ishte thirrja e Berishës në një nga fjalimet që mban nga shtëpia.

Disa ditë më parë, kur u thirr për t’u marrë në pyetje, Berisha doli nga SPAK duke u tallur. “Në një karrige bosh qëndronte McGonigal. Në karrigen tjetër ishte ulur Edi Rama. Dhe unë, në emrin tuaj dhe të PD-së u deklarova sa vijon: Pasi i pyeta: Pse jetoni në këtë terror kaq të madh këtu ju? Të hysh aty, hyn si në një, nuk mund ta imagjinoni se çfarë masash sigurie, a thua se ka kush kohë të merret me ta…”

Pavarësisht këtyre deklaratave, SPAK ka vijuar ta godasë me të gjitha fuqitë. Së fundmi, duke i refuzuar paraqitjen në parlament dhe duke i vënë në rrezik mandatin e deputetit.

Dhuratë më mirë se kjo për Edi Ramën nuk mund të kishte. Kur flet për SPAK, kryeministri Rama thotë se SPAK po jep “prova inkurajuese që drejtësia në këtë vend është e mundur”./Lapsi.al



29 Comments

  1. Berisha nuk ka lënë gjë pa bërë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, u ka ‘punuar’ qindin, duke e vjedhur, vrarë dhe shitur dhe pastaj fillon dhe ankohet pse SHBA e ka shpallur ‘non grata’ familjarisht

    1. Berisha i’ua ka shkerdhy robt te armiqve te ketij populli dhe armiqve te te gjithe kombit shqiptar…Ketu perfshihen edhe RRACA E QELBUR E RILINDASVE ose grupit kriminal te Partise Socioshkerdhyse e SHQIPKAREVE PATRONAZHIST.

  2. duhet me ja shkerdhy sheqeren dhe slobodanken se Argiten ja shkerdheu Lul Basha keti bythqirit te vucidolit

  3. Si e deformoi SPAK skenen politike shqiptare

    Medemek fajin e ka SPAKU. Saliu qe vodhi dhe vrau ska faj. Edhe kur bonte si cub dhe injoronte thirjen per paraqitje, ska faj.
    Fajin e ka SPAK.

  4. Ore,loqe rilindasish, qelbesira, patronazhiste, shpifes ordinere te genit tuaj anti kombetar e percares.Berishes i kane bere atentate, rrevolucione te shoqatave te birave te kurvit, i vrate Azem Hajdarin, pas pese atentateve, e keni goje, apo gjeriz ta akuzoni vrases, ju, ndyresira te ketij pushteti nga me te qelburit ne bote, pa jua rradhitur skandalet,vjedhjet e korrupsionin, ekonomik e politik.Ju, kodoshe mafioze bira kurvi nuk ini me shume se sherbyes te oborrit te idiotit Rama, se aqe tru e horizont ju ka lene.Shkaterruesi e perdhunuesi i demokracise e kushtetutes eshte ky, bire kurvi qe ka deformuar problemet kombetare e Shqiptare, vetem e vetem te vjedhe e ta rrenoje kete popull me bandat e trashegimtareve , bije kriminelesh, qe mesa duket na hidheni edhe ne portal.Mos u gezoni me pa drejtesite e ketij qelbes pushteti, perkohesisht, po u vjen fundi per gropen qe e bete vete, aty do kalbeni.Erdhet me qelbesira, aty do shkoni, se aqe jeni e mendoni.

    1. Rama ka marrë fund dhe si që të marrë me vete dhe berishën që pushteti të mos ndërrojë dorë nga pupacet e sorros

      doktori është kockë e fortë dhe situata ka ndryshuar, askish në perëndim nuk ka më iluzione për ramën dhe veliajn, i kanë lënë mënjanë në kalbëzimin e tyre, sado rama perpiqet tu sherbeje si uturak, ka marrë fund..

      Doktori ja doli edhe njëherë në moshën 78 vjeçare!!!

  5. Të gjitha vezët në shportën e Berishës janë të thyera. Nuk ka për të lindur aty as edhe një zog i vogël shprese, vetëm omëletë me opium për masat mikroskopike te rruga e lirisë, drejtpërdrejt nga dritarja e WC së shpresës.

    1. Ke të drejtë more Malok !
      Gjithë kjo ushtri e madhe komunistësh e kanabistësh, sigurimsësh e juristësh, patronazhistësh e aksionistësh , gjushëve, shukrijve e gjicëve, tahirëve e pallëve, frrokëve, doçërve e gëlbazave, e deri tek sorrat që kanë 32 vite që sulmojnë “shportën me vezë ” të Berishës e do i kenë thyer shumë “vezë”.
      Po si është e mundur që nuk e ndjen erën e qelbur të magazinave të mëdha me vezë të prishura që kutërbojnë gjithë Shqipërinë me pronar dymetroshin ?
      Ka bërë vërtetë Berisha gabime në drejtimin e shtetit, ama gabimi më i madh i tij , ishte ky i fundit, që e hëngri karemin e Ramës e doli si Enveri kundër gjithë botës.
      Meqë pretendon se je “malok”, duhet ta dish se Shqipëria ka vuajtur shumë nga fenomeni i hakmarjes.
      Po bëj një hesap të vogël.
      Gjatë diktaturës enveriste u vranë, masakruan e persekutuan nga komunistët me qindra mijë shqiptarë.
      Nëse do të vepronte kanuni “malok” i gjakmarjes , me përmbysjen e asaj diktature, shqiptarët e persekutuar do të kishin vrarë dyfishin e viktimave që vrau Enveri.
      Di ti të na përmendësh qoftë një emër persekutori komunist që të jetë vrarë pas përmbysjes së diktaturës , si hakmarrje për krimet e së kaluarës ?
      Asnjë, përkundrazi komunistët e vazhduan serinë e krimeve të tyre deri me vrasjen e Azem Hajdarit.
      Paskej vrarë Berisha sipas disa doçëve, njëfarë Remzi Hoxha, shqiptar nga Maqedonia e kjo histori abuzive vazhdon për gati tre dekada.
      Në fakt është bërë e ditur që i ndjeri, është arrestuar nga dy ish sigurimsa të kohës së qoftëlargut, që mesa duket duke përdorur metodat barbare të torturave të ish sigurimit famëkeq, ju ngeli në dorë .
      Si nuk kujtohet ndonjë “malok” të bëjë pyetjen, se pse qeveria e Britanisë së Madhe ju dha atyre dy sigurimsave strehim politik e nuk i arrestoi për krimin e ti niste për në Shqipëri ?
      Ka tre dekada që Berishës i përmenden si krime , piramidat e 97-s, Gërdeci e 21 janari.
      Përse nuk është hetuar asnjëherë se kush i ngriti ato piramida të mallkuara e përse ato “lulëzuan” kryesisht në Jugun e Shqipërisë.
      Vazhdon të mashtrohet publiku se ishte Berisha ai që shpërtheu depot e armëve në Shqipërinë e jugut, për të armatosur shqiptarët, kur dihet se këtë e bënë kryesisht ish oficerë të lartë të ushtrisë që krijuan komitetet e vullnetarëve të Enverit.
      Shpërtheu në Gërdec fabrika e demontimeve të armëve të vjetra që kishte grumbulluar paranoiaku Enver e që përbënin një rrezik permanent për popullsinë civile, pikërisht në kohën kur Shqipëria u pranua në NATO.
      “Berisha vrau 26 njerëz të pafajshëm”, ishte akuza e menjëherëshme e komunistëve, ndonëse ngjarja ishte aksidentale dhe u zbulua shkaku, duke u ndëshkuar edhe disa persona përgjegjës që kishin neglizhuar sigurinë.
      Pa u zgjatur më tej, llogjikisht cilido do të bënte pyetjen, kujt i interesonte që të ndodhte ai aksident tragjik, Berishës që ishte kryeministër apo atyre që dogjën flamurin e NATO-s ?
      “Berisha vrau 4 njerëz të pafajshëm në 21 janar”, kur pamjet janë dhënë live e është e dukëshme se mbi ta kanë shtënë gardistët.
      Mohohet në mënyrë të neveritëshme fakti se protesta ishte tepër e dhunëshme e synimi i saj ishtë që rreth 200 “petrita” të mbledhur nga bota e krimit, të futeshin me dhunë në kryeministri.
      Nuk i pamë këta trima që të kishin në duar tufa me lule që tja dhuronin kryeministrit në zyrën e tij, po hunjtë e flamujve e pllakat e betonit të shkulura nga Piramida e Enverit.
      Jo po ka dhënë apo nuk ka dhënë urdhër Berisha që garda të qëllojë kundër protestuesve.
      Garda e Republikës e ka rregulloren e saj e nuk ka nevojë që të presë urdhëra nëse sulmohet institucioni shtetëror apo kryeministri i vendit.
      Jo më një gardist që ka për detyrë të mbrojë institucionet shtetërore, por edhe një polic i thjeshtë që dikton një keqbërës, hajdut apo kriminel, do të tentojë arrestimin e tij, e nëse krimineli tenton ta qëllojë, qoftë edhe me armë të ftohta, në vetëmbrojtje ka të drejtën edhe ta qëllojë me armë zjarri.
      Sëfundi, do të shtoja :
      Akuzohet Berisha se paskej marrë koburen e ka vrarë 26 persona në Gërdec e 4 në bulevardin e Tiranës.
      Ndërkaq, pa llogaritur vrasjet e përditëshme që lexojmë në kronikën e zezë të mediave, e po të llogarisim vetëm vetëvrasjet në burg të fakir-fukarejve shqiptarë që nuk kanë pasur para për të paguar dritat e të na dalë një shifër dy-tre fish më e madhe se “vrasjet e Berishës” në Gërdec e Tiranë.

      1. Kjo qe shkruani quhet relativizim; mekatet e te tjereve nuk pastrojne ato te Sali Berishes. Sali Berisha si nje nder personat me pushtet me te gjate ne Shqiperi duhet te pergjigjet per mekatet e veta njehere, dhe jo te na shfaqet nje dite si shpresa e te ardhmes – apo jo?

      2. Bravo ke shume te drejte, po ne shqiptareve na pelqen te na shtypin me kembe, dhe docet e enverit dhe per disa gjenerata do vazhdojne te na shtypin. Qofshin te mallkuar! Zoti lart shpresojme t’i shohe, Sa me Shpejt!

  6. Ke të drejtë more Malok !
    Gjithë kjo ushtri e madhe komunistësh e kanabistësh, sigurimsësh e juristësh, patronazhistësh e aksionistësh , gjushëve, shukrijve e gjicëve, tahirëve e pallëve, frrokëve, doçërve e gëlbazave, e deri tek sorrat që kanë 32 vite që sulmojnë “shportën me vezë ” të Berishës e do i kenë thyer shumë “vezë”.
    Po si është e mundur që nuk e ndjen erën e qelbur të magazinave të mëdha me vezë të prishura që kutërbojnë gjithë Shqipërinë me pronar dymetroshin ?
    Ka bërë vërtetë Berisha gabime në drejtimin e shtetit, ama gabimi më i madh i tij , ishte ky i fundit, që e hëngri karemin e Ramës e doli si Enveri kundër gjithë botës.
    Meqë pretendon se je “malok”, duhet ta dish se Shqipëria ka vuajtur shumë nga fenomeni i hakmarjes.
    Po bëj një hesap të vogël.
    Gjatë diktaturës enveriste u vranë, masakruan e persekutuan nga komunistët me qindra mijë shqiptarë.
    Nëse do të vepronte kanuni “malok” i gjakmarjes , me përmbysjen e asaj diktature, shqiptarët e persekutuar do të kishin vrarë dyfishin e viktimave që vrau Enveri.
    Di ti të na përmendësh qoftë një emër persekutori komunist që të jetë vrarë pas përmbysjes së diktaturës , si hakmarrje për krimet e së kaluarës ?
    Asnjë, përkundrazi komunistët e vazhduan serinë e krimeve të tyre deri me vrasjen e Azem Hajdarit.
    Paskej vrarë Berisha sipas disa doçëve, njëfarë Remzi Hoxha, shqiptar nga Maqedonia e kjo histori abuzive vazhdon për gati tre dekada.
    Në fakt është bërë e ditur që i ndjeri, është arrestuar nga dy ish sigurimsa të kohës së qoftëlargut, që mesa duket duke përdorur metodat barbare të torturave të ish sigurimit famëkeq, ju ngeli në dorë .
    Si nuk kujtohet ndonjë “malok” të bëjë pyetjen, se pse qeveria e Britanisë së Madhe ju dha atyre dy sigurimsave strehim politik e nuk i arrestoi për krimin e ti niste për në Shqipëri ?
    Ka tre dekada që Berishës i përmenden si krime , piramidat e 97-s, Gërdeci e 21 janari.
    Përse nuk është hetuar asnjëherë se kush i ngriti ato piramida të mallkuara e përse ato “lulëzuan” kryesisht në Jugun e Shqipërisë.
    Vazhdon të mashtrohet publiku se ishte Berisha ai që shpërtheu depot e armëve në Shqipërinë e jugut, për të armatosur shqiptarët, kur dihet se këtë e bënë kryesisht ish oficerë të lartë të ushtrisë që krijuan komitetet e vullnetarëve të Enverit.
    Shpërtheu në Gërdec fabrika e demontimeve të armëve të vjetra që kishte grumbulluar paranoiaku Enver e që përbënin një rrezik permanent për popullsinë civile, pikërisht në kohën kur Shqipëria u pranua në NATO.
    “Berisha vrau 26 njerëz të pafajshëm”, ishte akuza e menjëherëshme e komunistëve, ndonëse ngjarja ishte aksidentale dhe u zbulua shkaku, duke u ndëshkuar edhe disa persona përgjegjës që kishin neglizhuar sigurinë.
    Pa u zgjatur më tej, llogjikisht cilido do të bënte pyetjen, kujt i interesonte që të ndodhte ai aksident tragjik, Berishës që ishte kryeministër apo atyre që dogjën flamurin e NATO-s ?
    “Berisha vrau 4 njerëz të pafajshëm në 21 janar”, kur pamjet janë dhënë live e është e dukëshme se mbi ta kanë shtënë gardistët.
    Mohohet në mënyrë të neveritëshme fakti se protesta ishte tepër e dhunëshme e synimi i saj ishtë që rreth 200 “petrita” të mbledhur nga bota e krimit, të futeshin me dhunë në kryeministri.
    Nuk i pamë këta trima që të kishin në duar tufa me lule që tja dhuronin kryeministrit në zyrën e tij, po hunjtë e flamujve e pllakat e betonit të shkulura nga Piramida e Enverit.
    Jo po ka dhënë apo nuk ka dhënë urdhër Berisha që garda të qëllojë kundër protestuesve.
    Garda e Republikës e ka rregulloren e saj e nuk ka nevojë që të presë urdhëra nëse sulmohet institucioni shtetëror apo kryeministri i vendit.
    Jo më një gardist që ka për detyrë të mbrojë institucionet shtetërore, por edhe një polic i thjeshtë që dikton një keqbërës, hajdut apo kriminel, do të tentojë arrestimin e tij, e nëse krimineli tenton ta qëllojë, qoftë edhe me armë të ftohta, në vetëmbrojtje ka të drejtën edhe ta qëllojë me armë zjarri.
    Sëfundi, do të shtoja :
    Akuzohet Berisha se paskej marrë koburen e ka vrarë 26 persona në Gërdec e 4 në bulevardin e Tiranës.
    Ndërkaq, pa llogaritur vrasjet e përditëshme që lexojmë në kronikën e zezë të mediave, e po të llogarisim vetëm vetëvrasjet në burg të fakir-fukarejve shqiptarë që nuk kanë pasur para për të paguar dritat e të na dalë një shifër dy-tre fish më e madhe se “vrasjet e Berishës” në Gërdec e Tiranë.

  7. Arben Ahmetaj po tenton të marrë azil politik dhe avokatët e kanë këshilluar që për këtë nevojiten akuza dhe përplasje publike.

    Por, çfarë pritet nga kjo intervistë?

    “Gjate intervistës me gazetarin Peka do të kemi dhe momente trishtuese pasi Ahmetaj do të përlotet disa herë si një njeri që po përndiqet padrejtësisht nga politika, drejtësia dhe biznesmenë.Salihu do takoje sot te qimi tv qytetarin dixhital arben hametaj qe e ka furnizuar me material shpifes per 10 vjet dhe sot po i ben sherbimin e fundit salihut qe eshte duke ngordhur ne ballkon,ashtu si e meriton ky Monster.

  8. Denoncimi: Zhvati naftën me ndihmën e oligarkut rus, Albana Vokshi aksionere te kulla 100-katëshe! Ja përse e mbron me luftë Berishën

  9. Ja dhe nje gojore tjeter e Lapsit per plakun Sali.

    Artikullshkruesi paska sidoqofte skrupullin qe ne mes te gojores te ngreje dyshimin nese plakut do t’i ngrefet aq sa te mund t’i beje balle palles se te gjatit Rame.

    Per mundesine fizike te plakut, paskemi ca paqartesi, kurse per vullnetin, padyshim qe dyshime nuk ka.

    Sidoqofte – si ne te gjitha manualet e manipulimit – e rendesishme eshte qe per kete situate plaku nuk ka faj. Fajin padyshim qe e kane te tjeret. Keshtu gojorja mund te vazhdoje – ndoshta e pashprese, po sidoqofte e mjaftueshme per t’i bere dhe ca qejfin plakut (dhe familjes!)

  10. Kujtojmë që shumë biznesmenë dhe oligarkë që marrin para, koncensione dhe prona publike, paguajnë me fatura mujore televizionin e Familjes Berisha.

    Tan Dulaku, Bashkim Ulaj, Gentian Sula, Devollët, Salillari etj janë vetëm disa nga financuesit. Të tjerë që bezdisen nga lakimi që u bën Berisha në ballkon, duhet të paguajnë që të mos përmenden më.

    Prej dy vitesh, Syrin e Familjes Berisha besohet se e financon edhe Arben Ahmetaj, me paratë që ka mbledhur nga aferat me pasuritë publike.

    Ka informacione që tek Shkëlzeni paguajnë tarifa të mëdha mujore edhe disa ministra dhe drejtorë të pushtetit, të cilët Berisha nuk i përmend kurrë.

  11. Sala po lan mekatet e vitit 1992. Populli i dha pushtetin ne menyre spektakolare, jo se mendonin

    se ishte ndonje ekonomist i zoti se dinin se ishte mjek, jo se mendonin se ishte ndonje menazher

    i zoti se ishte i paprovuar, populli i dha bindshem voten qe ne radhe te pare te bente drejtesi per

    qindra mijera viktima te regjimit cnjerzor komunist. Po cberi Sala > Tha ishim te gjithe viktima e

    te gjithe fajtor e keshtu xhelatet mizore komuniste ia hodhen paq, ndryshuan emrin partise e pa

    kerkuar njehere te vetme ndjese u rikthyen edhe me te eger e me te pameshirshem se eterit e

    tyre. Tani ata kane pushtetin, drejtesine, ekonomine, kane korruptuar ambasadore e nderkombetar

    kane ndermarrjet, bankat, bizneset, gjithecka por ata duan edhe nje gje te fundit, ta largojne popullin

    opoozitar nga Shqiperia duke ua kaluluar kushtet per nje gje te tille. Dikur Sala e kishte ne dore

    sot del e flet kot nga ballkoni i katit te 8-te . Dy here si president e dy here si kryeminister nuk

    foli, tani qe e kane kycur ne banese del e flet, por tani e ka kot.

  12. Me intervisten e Ahmetajt u dhane 3 mesazhe te rendesishme:

    1- Amerikanet u pozicionuan publikisht kunder Rames dhe Veliajt
    2-Berisha do rikthehet ne pushtet
    3-Balluku do jete ne krye te PS

  13. Por, për të gjitha pretendimet e tij, nuk paraqiti asnjë fakt.

    Vetëm fjalë.

    Fjalë që i kemi dëgjuar edhe para se t’i thoshte Arben Ahmetaj.

    Se i thotë përdita nga ballkoni Sali Berisha.

    Nga Ahmetaj pritej të fliste me letra në dorë, je me aludime.Vazhdoni dhe shpellkare cecene maloke skiftera pushta skutha te salihut,por beni dixhital i salihut nuk tregoje asnje dokument qe ky popull te mendoje,por si Qimi dhe Beni dixhital i salihut fjaleeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  14. një intervistë të gjatë në televizionin SyriTV. Pa ofruar fakte apo prova të reja, por kryesisht bazuar në interpretime, ai foli për një prapavijë politike në veprimet e Prokurorisë së Posaçme, e cila sipas tij ka ngritur një çështje mbi supozime. Për herë të parë pranoi miqësinë e ngushtë me Mirel Mërtirin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *