• |
ide | kryesore

Para 15 vitesh vrau ish-oficerin e policisë, prokuroria i kërkon Britanisë ekstradimin e Donald Hoxhës

Lajme, Të fundit



Prokuroria i ka kërkuar Britanisë së Madhe të ekstradojë drejt Shqipërisë Donald Hoxhën, i cili dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Roland Rexhepit në 2009 në Elbasan.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Hoxha i cili ishte 18-vjeç në kohën e vrasjes u arrestua në Britaninë e Madhe. Për vrasjen e Roland Rexhepit janë denuar Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, ndërsa po gjykohet Florind Shabani.

Roland Rexhepi ish-oficer policie u qëllua për vdekje poshtë shtëpisë së tij në lagjen Vullnetari në Elbasan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *