• |
ide | kryesore

Humbi jetën pas operacionit estetik, spitali privat reagon për vdekjen e 28-vjeçares

Arkiva, Lajme, Të fundit



Spitali Amerikan ka reaguar pas vdekjes së 28-vjeçares Lirida Hasalla, pas një operacioni estetik të kryer në ambientet e tij.

Përmes një njoftimi të Spitalit thuhet se operacioni është kryer sipas protokollit mjekësor dhe profesional, konform çdo standarti mjekësor.

Po ashtu thuhet se operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem, por sipas njoftimit, në datë 30 janar e reja pësoi një komplikacion, që sipas tyre është pjesë e riskut të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale.

Reagimi i plotë:

Nisur nga vëmendja dhe interesi publik, Spitali Amerikan, me pikëllim dhe dhimbje të thellë, ndien detyrim moral dhe profesional të japë informacion të saktë ndaj rastit të pacientes I.H për ndarjen e saj papritur nga jeta, më datë 30 Janar.

Pacientja I. H. në datë 29 Janar ka kryer ndërhyrje kirurgjikale pranë Spitalit Amerikan, ndërhyrje rutinë e kryer me çdo detaj sipas protokollit mjekësor dhe profesional. Operacioni është kryer konform çdo standarti mjekësor, pasi janë kryer të gjitha kontrollet, konsentet dhe analizat pre operatore të nevojshme. Operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem.

Në datën 30 Janar pacientja pësoi një përkeqësim të menjëhershëm nga një komplikacion post operator mjaft i rëndë dhe me shkallë të lartë mortaliteti, i cili është pjesë e riskut të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga mjekët dhe stafi më i specializuar i Spitalit për gjatë disa orësh për ta risjellë pacienten në gjendje normale, fatkeqësisht pacientja humbi jetën.

Spitali Amerikan, si në çdo rast, është në dispozicion për të bashkëpunuar me institucionet ligjzbatuese për sqarimin e kësaj ngjarje të dhimbshme për të gjithë, duke kërkuar shmangien e çdo deformimi apo dhe keqinformimi të publikut nga persona që nuk kanë informacion mbi situatën reale.



13 Comments

    1. Nese ky popull ka njerez si ti, atehere ke te drejte. Sa per ta ditur, zonja eshte futur brenda ne oprtacion dhe eshte njoftuar qe ka nje % per te patur fatkeqesi. Ka aprovuar dhe marre parasysh rrezikun duke firmosur. Nese ka qene me dashje atehere njeriu te shkoje ne Burg. Nese eshte ne % e pranuar, atehere nuk mban pergjegjesi njeri..kaq sot nga fronti i perendimit per gjytyrymet e haxhi qamilit

      1. Për komentuesi,en siper…nuk është kaq bardh e zi sic e ke shpjeguar. Sepse vet spitali thote qe pasojat e vdekshmerise ishin shum të larta me ate koplikacion..ateher si e fut për operim,kur mundesite per vdekshmeri ishin kaq te larta..nuk besoj që kjo vajzë paska dashur tw vdese me vetëdije

          1. Popull qe i ka humbur vlerat dhe moralin fhe po shkon drejt zhdukjes. Popull ku ne venx te vlerespje nderin, moralin dhe sjelljen por sidomos bukurine e brendshme thjesht vlrreson pamjen jashtme dhe keto jane pasojat. Femra lakurish, baxhella, drogaxhesha, materialiste, injorante, te ndyra , debile, te poshtra, veshje prostitutash dhe pa pike vlere dhe rreapekti qe me
            Ndpjne se me botox dhe silikon osee bukuri te rreme Bota do jete e tyre

  1. Nderhyrjet kirurgjikale kane risket e tyre. Çdo njeri duhet te mendohet 2 per nderhyrjet qe Nuk jane te domosdoshme

    1. Shume e rende Spitalet private ne Shqiperi shikojne vetem leket dhe nuk u interesojne pasojat sepse e dine qe ketu mund tja hedhesh shume lehte pa lagur edhe nese je fajtor Ketu Tek Ne As Hasmin MOs e Pafsha ne Spital Privat . Humanizmi zero njeriu ju duket mish gjahu apo si lek qe nuk duhet tu Ike nga xhepi . Nuk eshte rasti I pare qe ndodh . Kush ka qene ne Spital privat e di realisht c do te thote Spital Privat ne Shqiperi

  2. Nje gje nuk kuptoj une tek deklarata e spitalit, cfare operacioni beri e ndjera dhe cila ishte komplikacioni. Deklaratat me terma te pergjithshme si “nderhyrje” dhe “komplikacione pas nderhyrjes” duken sikur jane thjesht justifikime dhe pa nje shpjegim te detajuar te jep pershtypjes se vete personeli i spitalit diku ka bere nje gabim. Sido qe te jete drejtori i spitalit eshte mik me palloshin kryeminister dhe spitalit nuk do ti hyje gjemb ne kembe. Jane te verteta ato qe shkruhem me siper, ne kete vend parate kane me shume vlere se jeta e njerezve

    1. Spitali deklaron se ndërhyrja ishte sipas protokollit dhe përfundoi me sukses.
      Te nesërmen pacientja vdiq.
      Sikur e kemi dëgjuar edhe me pare ketë barcalete : operacioni doli me sukses,pacienti vdiq.
      WTF !

  3. CDUAN KETO KARE FEMRA ME OPERACION ESTETIK

    NJERZIT NUK KAN PARE ME BLE ILACET

    KETO KARE MENDOJNE SE DO TE BEHEN ME TERHEQESE ME OPERACION PLASTIKO ESTETIK

  4. Jusfikim qesharak!!!
    Në asnjë vend të botës për një operacion estetik nuk të operon nëse ka dhe minimalen e riskut.
    Por si xhambazë që janë e mendojnë vetëm për lekë pa etikën e duhur morale e profesionale!!
    Por dhe familja duhet të isitonte të mos e bënte këtë ndërhyrje.

  5. Kjo dhe i dhoqi jane te dy mjeke. Mjafton nje hetim pasuror per te kuptuar pse operojne njerez kot e me kot. Sa per spitalin, ata biznes jane. Eshte detyre e shtetit te kontrolloje se cfare bejne mjeket e spitalet me pacientet. Por ku eshte shteti? A thua ekziston?

  6. Nese pritshmerite jane te larta spitali nuk duhet te beje te tilla operacione, pavaresisht nga kerkesa e pacientit, or ti ores 17:21 eshte kriminale,eshte vjedhje, eshte vrasje me para!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *