• |
ide | kryesore

“Nëse do mbetem gjallë”/ Arben Ahmetaj tregon se nga kush e pret fundin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ahmetaj



Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj tha gjatë intervistës në Syri Tv se do të vijojë të mbrojë të vërtetën e tij. megjithatë ai shprehu pasiguri për jetën madje duke deklaruar se ishte kërcënuar 3 herë dhe se frymëzim i kërcënimeve ishte kryeministri Edi Rama.

“Unë kam vendosur të tregoj pozicionin tim në raport me dyshimet që ka hedhur SPAK, përdorimin politik të SPAK, nxjerrjen në pritë politikisht, persekutimit familjar, kërcënimet e mia, dhe kam kaluar gjatë gjithë intervistës te rëndësia e një reforme të vërtetë në drejtësi.

Ku kanë shkuar paratë? Po ta dija se ku kanë shkuar… unë po bëj investigimet e mia, nëse do të ngelem gjallë në të tria shërbimet e duhura unë e kam ndarë rrezikun që më vjen, nga kush më vjen me emra konkretë siç edhe juve ju ndikova. Unë do të vazhdoj të investigoj dot nëse do të arrij se ku kanë shkuar ato para.

Unë kam bindjen sot se Mireli Mërtiri nuk është pronar i tiranës. Të investigohet se ku kanë shkuar, Mirel Mërtiri është i syrgjynosur me të pavërteta e të vërteta nuk i gjykoj unë vetëm për t’i martë Tiranën. Po ta them, mund të ketë bërë gabimet e veta, nuk jam unë ta gjykoj, unë e kam njohur dikur njeri punëtor, por nuk jam këtu për Mirel Mërtirin. Nuk i hyj unë le të jetë aty ku te jetë në fatet e tij ja boftë Zoti mbarë ku di gjë unë punët e tij.

Mbaj mend që të thashë se më pyete, çfarë pret pas kësaj interviste. Të thashë, masakrim, persekutim të plotë. Kam vrarë luanin e ngordhur në kafaz në kopshtin zoologjik. Unë sot familjen e kam të shkatërruar, i kam shkaktuar fatkeqësi nëpërmjet besimit dhe naivitetit tim politik, familjes time aktuale, fëmijëve të mi, Eriolës, ish-gruas time Albinës, vetes time. Kam parë gjithë karrierën time politike që të shkërmoqej nën thundrën e kokës së zezë për 1 vit. Çfarë kam për të humbur unë. Jetën? Okej” – tha Ahmetaj. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Ahmetaj: Sulm nga TCH, kërcënime nga burgu, Rama tha “do shkojë në të sëmës”



12 Comments

    1. O koqe.
      Ja hape deren vet vrasesit.
      Cila familje eshte ajo, qe mbahet per vrasje 🤔🤔🤔🤔
      I kujt eshte ai Gazekar qe i hape deren 🤔🤔
      Tani vetem 🙏🙏🙏 zotit.

    2. Ke haqet e minatoreve per te lare ….dale se ska filluar akoma ferri per ty dhe per te gjithe qe u kane mohuar njerzve te ndershem djersen e gjakun e nje jete

  1. Dukej sheshit që ishte shumë i trembur. Me siguri ja kanë thënë atë që përflitet në Tiranë se Xhepist Qelia e ka porositur eliminimin e tij, natyrisht si aksident apo si vetëvrasje si me Kosta Trebickën.

  2. Se dole e fole ca kunja larg e larg nuk ja ke hedh rrezikut or tej Ben. Merri ca masa mos dil rrugve si cun i levrushem qe je se ka me te qit jasht rruge ndonji kamion.
    Mos ja ha deren asnji njeriu kur t’jesh vetem te shpia se mund t’ndodhi qe te rreshqasish me koke te banjo ose t’biesh nga ballkoni kur del per cigare

    1. Nuk besoj se ka koqe Rama qe te vrasi nje azilant politik ne Zvicer, nuk eshte Putini ai.
      Megjithate kurre nuk i dihet!

  3. Bravo Tigri! Mbahu dhe mos u tut! Radhen e ka haleja Edvin qe se shpejti do te perginjeshtroj! Po a do ta besoj njeri perverse spiropelave??????

  4. Eshte hapur kunderaroma rilindase, qe ka qelbur, e po qelb dynjane, por SPAKU, akoma po ruhet me maska, por virusin, diagnozen brenda e ka, por nuk do, se Rama, e politika i komando.Keta jane ata qe me nje poc pjerdhin.

  5. tigri foli, dhe foli me garanci nga te tjeret , jo si mertiri. rama e paska marre sihaqriqin mes mejdanit. ik ose te hoqen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *