• |
ide | kryesore

SHBA shqyrton mundësinë e krijimit të një shteti të pavarur palestinez

Lajme, Planet
Blinken



Shtetet e Bashkuara po ndjekin një politikë aktive lidhur me krijimin e një shteti të pavarur palestinez që ofron garanci sigurie për Izraelin dhe po bashkëpunojnë me partnerët në rajon lidhur me të gjitha alternativat, tha të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Matthew Miller nuk pranoi të jepte detaje mbi punën e brendshme që po zhvillonte departamenti për këtë çështje, por tha në një konferencë shtypi se përpjekja ka qenë objektiv i administratës së Presidentit Joe Biden.

“Po përpiqemi në mënyrë aktive për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, me garanci reale sigurie për Izraelin, sepse ne besojmë se kjo është mënyra më e mirë për të sjellë paqe dhe siguri të qëndrueshme për Izraelin, për palestinezët dhe për rajonin”, tha zëdhënësi Miller.

“Ka një numër mënyrash për ta arritur këtë, një sërë hapash që mund të kryhen për ta përmbushur këtë objektiv. Kemi një gamë të gjerë alternativash të cilat po i diskutojmë me partnerët tanë në rajon si dhe me partnerët e tjerë brenda qeverisë amerikane”, tha zëdhënësi Miller.

Portali Axios njoftoi herët të mërkurën se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar Departamentit të Shtetit që të zhvillojë një analizë dhe të ofrojë alternativa lidhur me politikat mbi një njohje të mundshme amerikane dhe ndërkombëtare të një shteti palestinez pas luftës në Gazë.

Shefi i diplomacisë britanike, David Cameron, i tha një grupi ligjvënësish të Mbretërisë së Bashkuar se Londra, aleatët e saj dhe Kombet e Bashkuara “do ta shqyrtojnë çështjen e njohjes së një shteti palestinez”, njoftoi rrjeti BBC të martën.

Uashingtoni e ka lidhur krijimin e një shteti palestinez me përpjekjet që Arabia Saudite t’i normalizojë marrëdhëniet me Izraelin. Përpjekjet kanë marrë një shtysë edhe më të madhe pas sulmit të Hamasit më 7 tetor kundër Izraelit, ku i vranë 1200 njerëz dhe u morën peng më shumë se 250 të tjerë.

Ndërkohë, muajt e fundit kanë shënuar rifillimin e dialogut. Zyrtarët amerikanë e shohin mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për lirimin e të gjitha pengjeve në këmbim të një armëpushimi të qëndrueshëm si element thelbësor që mund të ndikojë në përparimin e përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Izraelit.

Gjatë një fjalimi në Davos në fillim të këtij muaji, zoti Blinken tha se për Lindjen e Mesme kishte një “ekuacion të ri”, në të cilin fqinjët arabë dhe myslimanë të Izraelit ishin të përgatitur për ta integruar Izraelin në rajon, por ishin po aq të përkushtuar për një rrugë drejt një shteti palestinez.

Por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e kundërshton propozimin e administratës së Presidentit Biden për krijimin e një shteti të pavarur palestinez. Ai tha gjatë fundjavës se nuk do të bënte kompromis mbi “kontrollin e plotë të sigurisë izraelite në të gjithë territorin në perëndim të lumit Jordan”./VOA



5 Comments

  1. Dmtj krijimi i nje kolonie te re Izraelite qe te krijohet sipas kushteve te Zionisteve Rrobqira. Hileja e rradhes nga Cifutet e Ameriqise

  2. INDIVIDI APO GJITH NJERZIT SHPETOJN VETEM ATEHERE KUR TE CLIROHEN NGA VETJA ,,,,EGOJA PER PUSHTET PARA, thotë:

    NJERIU ESHTE I PANGOPUR AQ SHUM SAQE SIKUR NJERIT TOKEN ME CFAR KA NE TE PO TI JEPET NUK NGOPET PO PER TE GJITH NUK MJAFTON AS GJITHESIJA,KJO ESHTE NJE PJES ,KURSE KJO EGO PA MAS PERBALL NJE KRIJIMI QE FUNKSIONON NE UNITET ME MAS ,ESHTE NDESHKIM ,KUR KALOHET MASA ,PJESA TJETES ESHTE,KY UNITET KRIJIMI DHE UDHEZIMI ,JAN PLOTSIMI FUNKSIONIT PER ZGJILLJET QE TE GJITH KEMI NEVOJ ,PJESA TJETES I GJITH KY KRIJIM KA LIDHJE ME ZOTIN E VET, KONTROLLOHET DHE MENAXHOHET SIPAS VULLNETIT ZOTIT, NJERIU NUK U KRIJU PA QALLIM ,DESHIRAT JAN TONAT RALITETI NE DOREN E ZOTIT, ANGAZHIMI SEJCILIT ESHTE KRIJUAR PER VETEN OSE KUNDER VETES TIJE,TE GJITH DUN TE DREJTEN HAKUN ASKUSH PADREJTESIN , JETEN NDRERIN PRONEN TE GJITH E KEMI TE SHEJT BARABAR, ANA TJETER ,PER CDO KUPTIM TEKNOLOGJIJA NE MAS TE PAIMAGJINUESHME I PERGJIGJET MENDIMIT ,PER RASTIN PADREJTESI ,KA TREGUES ZHVILLIMI QE KONKURENCA ,PO PERMBYS EKZISTENCEN , KA TREGUES HYJNOR QE KA MUNDESI FUNKSIONALE TE KRIJUARA SI MESHIR PER NE KALIMI NGA E KEQA NE TE MIR NGA LUFTA NE PAQE NGA ANTIVLERA NE VLERA NE FAKT VLERAT I DUAM TE GJITH KUJTES MENDONI TE GJITH VETEM PER VETEN ,JO SIPAS INTERESIT POR SIPAS FORMES QE ESHTE KRIJUAR TE FUNKSIONOJN DUKE DASHUR EDHE TJERET SI VETEN ZBATONI DOMOSDOSHMERIT DHE JUSTIFIKONI PERGJEGJSIT KOHA PADREJTESIS KA PERFUNDUAR , QE KUR FAKTET E ZHVILLIMIT KA SHFAQUR TREGUESIT E SAJE ME KOSTO NGADO ,,,,NESE DIKUSH MENDON SE SUNDON BOTEN ,POR ME FAKTE NUK KA ARRITUR TE SUNDOJN AS VETEN E TIJE PERDERI SA TREGUESIT E ZHVILLIMIT SIPAS SISTEMIT FUNKSIONIT HYJNOR E NXJERRIN KUNDER VETES NDERSA VETEN SEJCILI E DON SHUM MENDONI PAK , OSE DO TI BINDENI KETI FUNKSIONI OSE VET FUNKSIONI NDERGJALLESOR DO TJU BINDIN ME FAKTE PLUS PERCAKTIMI HYJNOOR ME NDESHKIM KUR ZOTI TE DESHIROJN

  3. ASHTU MENDUAT EDHE PER SHTETIN SHQIPTAR PO
    JA DO TE MBUSHET ME AFRIKANE

    KARI AFRIKAN SE SHPEJTI NE LEZHE
    BEHI GATI

    1. Plehrat Zioniste Amerikane qe i japin Arme falas izraelit dge cojne Isjtrine te ndihmoj Qifutet per genocidin Palestinez. Qi Futet duhen te digjen te gjalle per krimet ndaj njerezimit bashke me baxhellat Ameriqene qe bejne humanitarin. Keta po zhdukin Gazen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *