• |
ide | kryesore

EMRI/ Vijon operacioni “Tempulli” në Durrës, arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim për drogë

Lajme, Të fundit



Një 29-vjeçar është vënë në pranga në Durrës në kuadër të operacionit “Tempulli”. Romarjo Banushi u vendos në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i plotë

Durres/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli 2”. Kapet dhe vihet në pranga një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera me intensitet nga Policia e Durrësit, në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, si dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ndaluan shtetasin: R. B., 29 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, pasi nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Megaoperacioni vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *