• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Lajme, Të fundit
parashikimi, mot i kthjellët



Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga perëndimi i Europës në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore. Megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e mbrëmjes dhe natës të mbeten nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 1 -2 gradë C në orët e mëngjesit, por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1 C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Masat ajrore me origjinë kontinentale do të kushtëzojnë në republikën e Kosovës mot kryesisht të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante deri pas mesditës kur pritet të shfaqen vranësirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë territorin e Kosovës. Parashikohet që në orët e vona të natës të sjellin largim të vranësirave nga i gjithë territori i republikës së Kosovës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke u luhatur minimalja -2 °C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 13°C. Era do të fryjë e lehtë, por herë pas here mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale 35 km/h nga drejtimi permanent perëndimor.

Maqedonia e Veriut

Do të vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike ndikimin e tyre në të gjithë republikën e MV duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore të MV. Kjo situate atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet që vranësirat të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV, por mundësia për reshje është thuajse zero. Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstreme ditore duke u luhatur nga -2°C minimalja deri në 13°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë paradite por forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor.

Europa

Si pasojë e prezencës së dy qëndrave të fuqishme ciklonare përkatësisht në veri dhe verilindje të kontinentit me ndikim deri në alpet e Europës do të kushtëzojnë motin në këto rajone, ku gadishulli Skandinav dhe Europa lindore do të kenë reshje të dendura dëbore si edhe ngrica të theksuara. Po ashtu me reshje shiu e dëbore do të paraqitet Europa qendrore, por në sasi më të pakta ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jenë dominante.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *