• |
ide | kryesore

Protesta kundër projektit Thumanë- Kashar, banorët e Krujës ulen këmbëkryq në mes të rrugës

Lajme, Të fundit



Banorët e fshatrave të Krujës që kërkojnë një rrugë hyrëse-dalëse për bizneset e tyre në autostradën Thumanë-Kashar, janë ulur në mes të rrugës dhe e kanë bllokuar aksin duke protestuar kundër projektit të ndërtimit.

Ata janë shprehur qartë se këtë protestë po e bëjnë për familjet e tyre, pasi kanë bizneset në këtë aks dhe projekti jotransparent nuk u jep asnjë mundësi se si do të shkojnë në bizneset që kanë aty pranë. Forca policie ndodhen në vendin e protestës.

Banorët janë shprehur edhe ditët më para se ata nuk janë kundër ndërtimit të rrugës dhe zhvillimit e as nuk i janë bërë pengesë, por sipas tyre, firma e cila po zhvillon punimet ka devijuar projektin e për pasojë janë bllokuar rrugët e këtyre fshatrave. Ata shprehen se nuk ka pasur asnjë konsultë nga ana e firmës, ARSH, apo ministrisë së transporteve me komunitetin e këtyre fshatrave të cilët dëmtohen shumë.

Banorët kërkojnë që të ndërtohen nënkalime dhe mbikalime në mënyrë që jetesa e tyre të vijoi normalisht dhe firma e cila ka dëmtuar rrugët, sipas tyre, t’i rindërtojnë dhe t’i rikthejë në gjendjen e mëparëshme.



5 Comments

    1. U mbarua thesi i miellit.
      Tani taksirat e keni te duroni edhe pak se vitin tjeter ka prapë votime dhe ju japin thesin tjetër.
      Deri atëherë ngrohuni pak ne diell se s’keni ça me ba

    1. Keto qe protestojne nuk eshte se nuk duan te behet rruga o toç Kari por te behet dhe rruge hyrje- dalje mbasi kane bizneset e tyre dhe se firma ndertuese ka devijuar projektin e per pasoje jane bllokuar rruget e ktyre fshatrave , po ti çfare halli qan se behet trafik e bllokoesh ti me makine apo pse demtohen bizneset e ketyre e rruget se i bie qe te ecin ne kembe deri sa te futen ne rruge nuk do tja dish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *