• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Korçë, ka viktima dhe të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit
Dibër aksident



Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Belorta të Korçës. Sipas informacioneve të para që publikohen nga mediat, janë përplasur 2 mjete me njëra-tjetrën.

Të njëjtat burime bëjnë me dije së deri tani raportohet për një person të ketë humbur jetën dhe 4 të tjerë të kenë mbetur të plagosur. Viktima u bllokua për më shumë se një orë në njërin nga automjetet e përfshira në aksident. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.   

“Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë” në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin Kristian Hoxha, 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Elvis Mizaku, rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, 36-vjeçari Elvis Mizaku dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip “Hyundai”, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve. 

Me drejtuesin e automjetit tip “Hyundai” shtetasin Kristian Hoxha po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *