• |
ide | kryesore

Inzaghi, shkurti muaji më i vështirë: një tabù qendron mes Inter e titullit kampion

Sport
Inzaghi



Inter fitoi betejën me Juventus, por duhet të bëjë llogaritë me një shqetësim, që sipas të shkuarës shumë të afërt, në përgjithësi zgjat nga mesi i shkurtit deri në mes të marsit. Kjo është një periudhë historikisht “e pafat” për Simone Inzaghi. Pak a shumë, kjo duhet të jetë edhe pengesa e fundit në garën për titullin kampion për Inter. Për të qenë më të qartë: sot është vërtetë e vështirë të mendosh se zikaltrit nuk do të arrijnë në fund të kësaj gare përpara të gjithëve. Kështu që vetëm disa bestytni i vijnë në ndihmë atyre që përpiqen të konkurrojnë për titullin me makinën perfekte të teknikut Inzaghi. E gjithçka që mbetet është të thyhet edhe kjo tabu e fundit, që trajneri zikaltër të fluturojë drejt yllit të dytë.

Pa shkuar shumë larg drejt marsit, që në shkurt do të jetë muaji i ngarkuar me 5 ndeshje në 18 ditë. E, mbi të gjitha, fazën e parë të 1/8 të Champions League, një tjetër udhëkryq themelor në sezonin e nën kampionëve të Europës.

KALENDARI I INTER

Roma-Inter (10 shkurt)
Inter-Salernitana (16 shkurt)
Inter-Atletico Madrid (20 shkurt)
Lecce-Inter (25 shkurt)
Inter-Atalanta (28 shkurt)

Lexo më tejJuventus, thirrja e fundit: Allegri kapet pas kalendarit e… Alcaraz

Të gjitha sfida impenjative duke filluar nga takimi i ri me ish-sulmuesin e tyre Lukaku e deri te rikuperimi i kampionatit ndaj Atalantës, aktualisht skuadra më e mirë në Serie A së bashku me zikaltrit e Inzaghi. Në mes, një ndeshje me vështirësi mesatare në transfertë kundër Lecce dhe asaj që Beppe Marotta e konsideron si më të bezdisshmen, pikërisht ndeshjen në shtëpi kundër Salernitana. Natyrisht pa harruar Atletico Madrid, ndaj të cilit, në shtëpi, në fakt ka vetëm një rezultat të dobishëm. Në anën tjetër, duke u rikthyer në garën e titullit, kalendari i Juves është shumë më i thjeshtë.

KALENDARI I JUVENTUS

Juve-Udinese (12 shkurt)
Verona-Juve (17 shkurt)
Juve-Frosinone (25 shkurt)

Vetëm tre ndeshje me mundësi të dukshme për të bërë një seri dhe duke shpresuar që Inter të humbasë ndonjë pikë. Fakti është se, sapo të përfundojë ky muaj i vështirë historikisht (në tre sezonet e fundit mes shkurtit dhe mesit të marsit, Inzaghi ka grumbulluar përkatësisht 7, 7 dhe 9 pikë), rruga drejt kampionatit të yllit të dytë do të jetë e tatëpjetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *