• |
ide | kryesore

Me 3 emra, i dënuar në Itali për “shfrytëzim prostitucioni”, arrestohet 56-vjeçari në Elbasan

Lajme, Të fundit



Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, 56-vjeç, banues në Elbasan, është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim si i dënuar nga drejtësia italiane ne 4 vite burg. 54-vjeçari ishte dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane, për dënimin e tij, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *