• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kurti dhe Vuçiç, ballë përballë në Këshillin e Sigurimit të OKB

Arkiva, Lajme, Të fundit
okb



Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka nisur pak momente më parë seanca e jashtëzakonshme për çështjen e bllokimit të dinarit serb nga qeveria e Kosovës. Mbledhja u kërkua nga Serbia duke e konsideruar vendimin e marrë në kontrast të thellë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Përballë njëri – tjetrit, si rrallë herë janë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Albin Kurti. I pari që foli ishte presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se vendimi për heqjen e dinarit serb po ndëshkon popullatën serbe në Kosovë, teksa listoi grupimet e popullatës serbe në Kosovë që preken nga ky vendim.

“Regjimi i Prishtinës po ndalon mundësitë e popullatës serbe që të marrë shërbimet mjekësore, arsimore, etj. Albin Kurti është persekutor i serbëve. Në territorin e Kosovës dhe Metohisë janë kryer 669 sulme me motive etnike, që është një rritje prej 300 për qind. Do të theksoj një fakt të padiskutueshëm – është plotësisht e padiskutueshme se në territorin e Kosovës dhe Metohisë euro është futur si mjet i vetëm pagese në mënyrë të dukshme të kundërligjshme, sepse është bërë me vendim të njëanshëm të lidershipit politik në Prishtinë”, – u shpreh ai.

Më pas foli kryeministri i Kosovës që hodhi poshtë akuzat e Vuçiç se në Kosovë janë krijuar kushte të padurueshme për serbët. Kurti, tha se në Kosovë po zbatohet Kushtetuta në masat më të larta për mbrojtjen e pakicave.

“Është një ironi e thellë që këto pretendime të rrejshme për persekutimeve vijnë nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit”, – i tha Kurti, Vuçiçit me të marrë fjalën.

“Ky këshill ka krijuar Tribunalin e Hagës për shkak të krimeve, Serbia ka urdhëruar dhe kryer gjenocid në Srebrenicë dhe në Kosovë. Studiuesit e ndryshëm kanë pohuar se përdhunimet janë kryer si mjet lufte…Nga kjo vuajtje Kosova doli si simbol për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut”, – tha Kurti në Këshillin e Sigurimit.

“Jemi angazhuar për të krijuar institucione efikase, ekonomia është rritur në tri vitet e fundit. Kosova është histori suksesi e ndërhyrjes së NATO-s me partnerët. Ky përparim është theksuar nga një numër organizatash… Rritja jonë ndahet me pakicat, e zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së pakicave. 20 ulëse në parlament për pakicat, 10 janë për serbët, për respektimin e gjithë popullatës në Kosovë. Serbët kanë 10 nga 38 komuna”, – tha Kurti.

Ai i kujtoi Vuçiçit zinë për terroristët e Banjskës dhe se si ka qenë ministër i propagandës në qeverinë e Sllobodan Millosheviçit. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Kurti paska shkuar në OKB me folë për përformancën e mirë të qeverisë së tij në Kosovë. Kushdo që e ka këshilluar më së pakti duhet të pushohet nga puna. OKB ka zero lidhje me këtë.

    Dhe, më e rëndësishme, në vend që në OKB të flitej për sulmet terroriste Serbe në Kosovë, që ndodhën jo më shumë se disa muaj përpara, diskutohet sesi Kosova po përndjek popullin Serb për pastrim etnik. Gomarllek më të madh unë nuk di. Çmimin e arrogancës së Albin Kurtit sapo ka filluar ta paguaj Kosova, dhe me ç’duket kostot do ti masë me dekada jo me vite.

      1. NJE. FJALIM I MBREKULLUSHEM !
        DINJITET ZGJUAR SI DHE THJESHTESIA TE LEN NJE MBRESE QE NUK HARROHET. KOLLAJ ! TA KISHTE EDI RAMA. GJYSMEN E ZGJUARSISE DHE NDERSHMERISE NE SHQIPTARET ESHTE SHQIPERISE DO TE KISHIM KOKEN LART POR KRYEHAJDUTI GLOBAL DIN VETEM TE VJEDHI GJAKUN E POPULLIT POR. SHET DHE PORDHE TE QELBURA NEPER PLANET ! PERULJE PARA ALBIN KURTIT NJE LIDER I MENCEM DHE MODEST !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *