• |
ide | kryesore

Seanca në Gjykatën e Lartë, kush janë gjyqtarët që do të vendosin për Berishën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë caktoi datën pesë mars për rekursin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në këtë rekurs do të shqyrtohet kërkesa e Berishës që kundërshton masën detyrim paraqitje.

Gjyqtarët që do të shqyrtojnë kërkesën e Berishës janë Ilir Panda, Sokol Sadushi dhe Sokol Binaj.

Ndërkohë nuk është caktuar ende data se kur do shqyrtohet rekursi ku Berisha kundërshton masën e arrestit shtëpiak.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, pasi është i dyshuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK më 23 janar ku dhe iu përgjigj prokurorëve mbi dosjen Partizani.



1 Comment

  1. ‘Ky që bën mbrojtësin e Sali Berishës sot ishte prokurori i Fatos Nanos. Nuk ka të ngjashme.

    Fatos Nano banon në një apartament. Kjo është diferenca midis Nanos dhe atij.

    Këtë po e konsiderojnë ‘non grata’. Ndërkohë Fatos Nano nuk pati asnjë nga këto.’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *