• |
ide | kryesore

Shiti disa herë të njëjtat apartamente në Tiranë, pranga administratorit të firmës ndërtuese

Lajme, Të fundit
Elbasan



Administratori i një pallati, i cili shiste disa herë të njëjtat apartamente ka rënë në prangat e policisë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se i arrestuari, me detyrë administrator i një firme ndërtimi, iu ka shitur shtetasve të ndryshëm, të njëjtat apartamente të një pallati të ndërtuar nga kjo firmë.

Në cilësinë e administratorit të firmës, shtetasi S. Sh. ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitjeje për të njëjtat apartamente. Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, ky shtetas ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme.



2 Comments

  1. Shpura e tyre është,e ridhjerjes ata janë monstra,hajdute,trafikante,grabitës sikur e kane liruar një hyrje gjyqtarit,nje prokurorit pa le te hane atë të gjatin hallexhinjtë e tjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *