• |
ide | kryesore

E reja humb kontrollin e makinës dhe përplas 4-vjeçarin në Elbasan

Lajme, Të fundit
Vdes, Aksident i rëndë në Bulqizë, tre të plagosur



Një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme në Elbasan. Një 21-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur një të mitur 4-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. I mituri është jashtë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferja 21-vjeçare është vënë nën hetim në gjendje të lirë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. A., 21 vjeçe, banuese në fshatin Mjekës, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, dyshohet se për shkak se ka humbur kontrollin, automjeti që drejtonte ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një 4-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *