• |
ide | kryesore

Materiale Eco-Friendly për banesën tuaj, ja përse duhen konsideruar

Të fundit



Vëmendja e shtuar ndaj mbrojtjes së mjedisit vitet e fundit ka bërë që industria e ndërtimit të pësojë një transformim rrënjësor sa i takon materialeve të përdorura për ndërtim. Metoda e përdorur në ndërtimet tradicionale me materiale të zakonshme sjell emetim të gazrave të dëmshëm dhe bëhet burim mbetjesh toksike si brenda ashtu edhe jashtë ambienteve të shtëpisë. Ky impakt negativ nëmjedis ka lindur nevojën për të përfshirë gjithnjë e më shumë materiale eco-friendly, një teknikë që po gjen zbatim në thuajse çdo ndërtim të viteve të fundit.

Po çfarë janë materialet eco-friendly?

Krahasuar me produktet ose materialet e prodhuara në mënyrë konvencionale, produktet eco-friendly ose miqësore me mjedisin janë krijuar për të përmirësuar cilësinë e jetesës duke respektuar mjedisin. Përdorimi i tyre synon ruajtjen e burimeve, efikasitetin e energjisë dhe reduktimin e emetimeve. Që një produkt të quhet eco-friendly duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme.
1. Ka prejardhje nga burimet e rinovueshme
2. Redukton ndotjen e ajrit, tokës ose ujit
3. Demostron qëndrueshmëri
4. Është krijuar nga materiale të riciklueshme
5. Kontribuon në efiçencën e energjisë

Materialet eco-friendly i gjejmë të përdorura në një pjesë të mirë të projekteve që po zbatohen vitet e fundit. Konkretisht, të gjithë vilat dhe apartamentet në Rolling Hills Liqeni, Collina Verde, Green Coast, Next to Vala Mar Premium apo Vlora Marina janë ndërtuar apo po ndërtohen duke përdorur materiale miqësore me mjedisin që garantojnë një ambient të brendshëm të shëndetshëm për banorët dhe njëkohësisht nuk ndotin mjedisin. Materialet e përdorura në ndërtim janë të cilësisë dhe standardeve bashkëkohore. Filozofia e banesave është “Passive House”, çka bën të mundur një efiçencë më të lartë energjitike duke shfrytëzuar rrezet e diellit për ndriçim dhe ngrohje, rrymat e ajrit për ventilim dhe materiale që mundësojnë konservim të temperaturës. Një banesë e projektuar me të tilla kritere ndërtimi është gjithmonë një investim i zgjuar pasi ju garanton një jetesë më të shëndetshme, mbron mjedisin dhe ju mundëson kursim të energjisë elektrike dhe kostos së mirëmbajtjes. Gjithashtu një tjetër aspekt pozitiv i përdorimit të këtyre materialeve është përshtatja e tyre perfekte me ndryshimet klimaterike. Të gjitha projektet aktuale të Balfin Real Estate janë në pararojë me ndryshimet dhe nevojat e kohës në të cilën jetojmë, duke u përshtatur me të gjitha teknikat e reja si një domosdoshmëri në një botë që po evoluon vazhdimisht.

Përfitimet e përdorimit të këtyre materialeve janë të shumta jo vetëm në mjedis por edhe në shëndetin e banorëve duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës. Më poshtë po rendisim disa prej benefiteve direkte që janë rregjistruar që prej fillimit të përdorimit të këtyre produkteve në ndërtim.

1. Reduktim i ndotjes prej gazit karbonik
Këto materiale zakonisht kanë gjurmë të ulëta të karbonit si rezultat i konsumit të reduktuar të energjisëdhe emetimit të gazrave serë, gjatë prodhimit dhe trasportimit të tyre.
2. Kursim energjie dhe parash
Përmirësimi i teknikave të instalimit dhe materialet që garantojnë eficiencë energjitike, reduktojnë ndjeshëm kostot për ngrohjen dhe ftohjen e ambientit duke siguruar kështu kursim të energjisë dhe të parave pasi materialet eco-friendly kanë një kosto më të ulët mirëmbajtjeje pavarësisht viteve dhe kjo i bën ato financiarisht më të leverdisshme.
3. Ambient i brendshëm i shëndetshëm
Materialet eco-friendly kanë shumë pak ose aspak përbërje organike të paqëndrueshme dhe për pasojë nuk emetojnë gazra të dëmshme duke garantuar ajër më të pastër dhe ambient më të shëndetshëm.
4. Konservimi i burimeve natyrore
Materialet e qëndrueshme reduktojnë përdorimin e burimeve natyrore duke ndihmuar kështu në mbrojtjen e ekosistemeve dhe biodiversitetit.



2 Comments

  1. E shite bythen qe ne mendjes o Lapsi tek ologarket.
    Kjo ishte thjesht reklame e bazuar ne fakte te genjeshtres.
    Kush janë këto materialet “eco-friendly” , polisterol i qe del nga nafta , suvate “grafiato” qe bëhen me rezina te dala nga nafta e mbeturinat e industrisë kimike , aditivet e betonit qe janë koncentrate te mbetjeve me te famshme te industrisë kimike ? Apo janë dyert e dritaret PVC, edhe këto ne produkte te naftës.
    Shtoi dhe bojerat plastike e akrilike, panelet e gipsit qe rezatojne nga gazi radon.
    Ndërkohë gëlqerja, guri, tulla e pjekur e druri qenkan ato qe ndosin mjedisin.

  2. Bravo! Kjo menyre e rreklames quhet “washing green” dhe eshte me e ndyta, sepse mashtron qytetaret duke folur per gjera qe nuk jane te verteta dhe qe ne periudhen e gjate heqin besimin tek mbrojtja e vertete e mjedisit. Ne asnje vend ne kete rreklame (se ashtu eshte) nuk permendet qe ky bllok betoni ka prishur mjedisin ne te cilin eshte ndertuar dhe bukurite e atyre zonave.Qe pislliqet kimike dhe mbetjet e fekaleve dhe plehrat ditore hidhen ne det sepse nuk ka nje impiant perpunimi dhe kontribuojne ne ndotjen e atyre zonave qe shpejt do katandisen ne koshe te medha plehrash. Qe per te levizur deri atje duhet te shpenzohen qindra e mijera litra nafte etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *