• |
ide | kryesore

Meta: Qeveria synon shkatërrimin e prodhimit vendas

Lajme, Të fundit
Meta



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilri Meta ka deklaruar se qëllimi i qeverisë është shkatërrimi i bujqësisë, blegtorisë dhe prodhimit vendas.

Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se PL do të japë një grant prej 10 mijë eurosh për çdo fermer, i cili dëshiron të zhvillojë një fermë në fushën e blegtorisë dhe do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para.

Postimi i plotë:

Si mund të ndalet shpopullimi kur këtu është i qëllimshëm shkatërrimi i bujqësisë, shkatërrimi i blegtorisë, shkatërrimi i prodhimit vendas? Kanë vënë edhe një kriter tani, thonë duhet të kesh mbi 10 lopë që të përfitosh një subvencion nga ana e qeverisë. Por mbi 70% e gjithë atyre fermerëve që merren me këtë aktivitet nuk kanë më shumë se 10 lopë, sepse nuk kanë mundësi, sepse nuk i mbështet kush. Edhe ata që kanë më shumë se 10, marrin 98 euro për kokë subvencion. Por a e dini ju se sa merr një fermer në Bashkimin Europian për një lopë? 900 Euro. Do thoni ju BE-ja? Ja këtu kemi Serbinë, 358 Euro për një lopë, përveç subvencionit që merr edhe për çdo litër qumësht.

Ne do të japim një grant prej 10 mijë Eurosh për çdo fermer, i cili dëshiron të zhvillojë një fermë në fushën e blegtorisë dhe do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para.



3 Comments

  1. VK nje cope idiot qe kujton se pa nje reportazh ne TV te huaj me traktore n proteste, dhe do ta aplikoje ne Shqiperi per ca vota me shume..

  2. Meta po thote ate qe e dime dhe e ndjejme te gjithe, se qeveria rilindase ne zbatim te strategjise

    se shpopullimit te Shqiperise po ben cdo gje per shkaterrimin e bujqesise e blegtorise e ne per-

    gjithesi te produkteve ushqimore me qellim te perkeqesimit te gjendjes ushqimore qe jo vetem

    te kete mungesa sa me te medha ne treg por keto te jene me cmime te paperballueshme qe

    popullata te mos mund ti bleje, Vetem kete vit krahasuar me vitin e kaluar produktet e bylmetit

    te perimeve e frutave jane rritur mbi 40%, cka do te thote se ne do konsumojme 4o% me pak.

    Kuptohet qe per pushtetaret, administraten, patronazhistet kjo rritje e cmimeve nuk perben problem

    sepse ata marrin psara nga shteti sa te kene nevoje, por populli opozitar qe eshte pa pune ose me

    lemosha te femijve te arratisur, apo pensionistet detyrohen te shterngojne rripin. Nuk ka pare

    historia e botes si kjo qeveri qe ben ceshte e mundur per te perkeqesuar gjendjen e popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *