• |
ide | kryesore

Leao, “objektivi strategjik” i Barcelonës: në verë nis plani për të marrë portugezin e Milan

Sport
Leao



Me kreun e La Liga larg, Barcelona ka filluar të planifikojë të ardhmen. Për momentin fokusi kryesor është te pasardhësi i teknikut Xavi në stol, por drejtuesit blaugrana kanë vendosur tashmë dy “objektiva strategjik” për skuadrën. Synimi është një mesfushor qendror që i jep më shumë soliditet dhe fizicitet skuadrës dhe një anësor i talentuar sulmues i aftë për të garantuar përshpejtim, paparashikueshmëri, madje edhe ndonjë gol. E pikërisht në lidhje me këtë profil të dytë, sipas gazetës spanjolle Sport, dritat blaugrana janë ndezur në mënyrë domethënëse te Rafael Leao.

BUXHETI PËR OPERACIONIN

I shënjestruar edhe nga PSG, portugezi ka të gjitha karakteristikat për të forcuar korsinë e majtë të Barcelonës. Ndërsa për mesfushorin shpenzimet maksimale të përcaktuara nuk duhet të kalojnë 40 milionë euro, në Barcelonë, për ëingerin, buxheti duhet të jetë sigurisht shumë më i konsiderueshëm. Sipas Sport, në fillim katalanasit kërkuan informacion për Leroy Sané, por lojtari është gati të rinovojë me Bayern Munich. Kështu vëmendja e katalanasve u përqendrua tërësisht te Leao. Portugezi konsiderohet një lojtar elitar te Barcelona. Si për teknikën e tij në shpejtësi, ashtu edhe për aftësinë e tij për të shënuar, pavarësisht se këtë sezon me kuqezinjtë ai e ka treguar veten më shumë si asistmen sesa si golashënues.

Lexo më tej: PSG, bëhet gati për të ardhmen pa Mbappé, synimi është Leao: klauzola është 175 milionë

SHIFRAT NË LOJË

Karakteristika që e vendosin Rafael në krye të listës së dëshirave blaugrana gati të nisin sulmin e vërtetë për portugezin në qershor. Sipas disa të dhënave, pavarësisht interesimit të madh nga PSG, sulmuesi kuqezi nuk dëshiron të rikthehet në Ligue 1, por do të preferonte të fitonte përvojë në Premier League ose në La Liga. Te Barcelona këto zëra kanë ardhur të qartë në funksion të dritares së ardhshme të merkatos. I lidhur me Milan deri në vitin 2028, Leao ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë euro. Një shifër e paimagjinueshme për Barcelonën për momentin, por me një ulje dhe përfshirjen e disa kompensimeve teknike shifra mund të bëhet më e përballueshme. Në Barcelonë po studiohet plani për Rafael Leao.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *