• |
ide | kryesore

Meta për bashkimin e PD-së: I sinqertë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Çdo bashkim i sinqertë forcash dhe potencialesh është pozitiv. Kështu e komentoi kreu i PL-së, Ilir Meta, bashkimin e grupimit të Bardhit me atë të Rithemelimit.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se është pro ndaj çdo proteste qytetare dhe politike.

“Çdo bashkim i sinqertë forcash, energjish, potencialesh të fjetura deri tani, është pozitiv. Nuk jemi në një situatë normale, jemi në një narko-diktaturë. Duhet të ketë një vijë të qartë demarkacioni me narko-diktaturën. Partia e Lirisë ka qenë dhe do të jetë në mbështetje të protestave qytetare dhe politike, në mbrojtje të demokracisë.”, tha Meta.

Lexo më tej: Bashkimi mekanik në PD/ Çfarë ndodhi sot mes grupimeve Berisha-Bardhi 



2 Comments

  1. Meta kur ka pa se c’po i bejne Berishes qe ka gjysmen e elektoratit me vete , ka fut koken

    poshte jorganit dhe rrin ne heshtje, dhe nganjehere nzjerr koken per te pare dhe kur shikon

    Berishen akoma ne ballkon fute koken vrap poshte jorganit se mos e sheh Rama dhe i

    ndersen SPAK-un. Kushedi se c’thote atje poshte jorganit, c’mu desh mua qe u prisha me

    Ramen, isha si veshka ne mes te dhjamit e tani duhet ti ruhem edhe Dumanit se mos me

    kercet ne dere. Ah sikur te nuseroja edhe njehere nuk do bezaja edhe sikur Rama te vidhte

    te gjitha parate e buxhetit apo ti fuste flaken kuvendit e kryeministrise.

    Ah moj Mona-o c’i beme vetes-o. E rritem gjarperin-o e tani po na kafshon-o. Oiii,oiii, oiii

  2. Po tamam ashtu sepse nga diktatori me diktatorët e tjerë në polici,prokurori, gjykata, Spak pritet çdo gjë.
    Jemi apo nuk jemi në diktaturë???
    Pa tjetër që po.
    Por mos harro që dhe diktatura e ka një fund si gjithmonë i tmerrshëm.
    Historia e ka treguar .
    Apo jo 15:28???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *