• |
ide | kryesore

A do edhe ti MË SHUMË?

Lajme, Të fundit



Kujt nuk do t’i pëlqente të paguante për një makiato dhe tëmerrte dy? Të blinte një biletë kinemaje e të dytën ta përfitonte falas për shoqen, shokun, të dashurën apo të dashurin? Tëshpenzonte për një biletë në VR games dhe të dytën ta kishte falas? Të përfitonte libra, elektroshtëpiake apo trajtime bukurie me ulje? E po, të gjithëve do t’u pëlqente, natyrisht, sidomos kur bëhet fjalë për të kursyer ca para më shumë. Sepse të gjithë duan MË SHUMË, por jo të gjithë mund të kenë më shumë.


E
në këtë pikë, komuniteti i “të kuqve”, pra abonentëve besnikëtë Vodafone Albania, janë me fat. Sepse Vodafone, veçanërisht nëpërmjet aplikacionit My Vodafone dhe platformës Vodafone More, i shpërblen rregullisht ata. Skema e shpërblimit, e cilabazohet në vitet që abonentët janë pjesë e Vodafone dhe në produktet që përdorin, iu ofron atyre surpriza të përshtatura sipas nevojave, si edhe një katalog të gjerë partnerësh me oferta ekskluzive vetëm për klientët Vodafone. Pra, ti shpërblehesh thjesht pse je Vodafone!

Në balancën e My Vodafone app shtohen VCoins në varësi tëtransaksioneve që abonenti realizon brenda aplikacionit, si aktivizim paketash, pagesë faturash, transferim VCoins, bonuse, përvjetore me Vodafone, etj. Me VCoins-et e grumbulluaramund të përfitosh tek secili nga partnerët një ofertë të dedikuar si ulje, kupona, skemën “merr 1, përfito 1 falas, etj. Për të përfituar këto benefite, mjafton të tregosh kodin ose QR Code qëe gjen në seksionin Vodafone More të aplikacionit My Vodafone, kur klikon te partneri specifik.

 

Vodafone More është krijuar që të revolucionarizojë eksperiencën e abonentëve dhe të shpërblejë besnikërinë e klientit përmes një skeme unike shpërblimesh, ofertash, uljesh e përfitimesh të tjera të personalizuara. Falë kësaj skeme, të cilënaktualisht vetëm Vodafone Albania e ka, klientët Vodafone mund të kursejnë mjaftueshëm çdo muaj sa ç’është vlera e paketës së tyre e me raste, edhe më shumë.

Vodafone ka menduar që në listën e shërbimeve dhe produkteve t’i përfshijë të gjitha, që nga kafeja, te kinemaja, argëtimi, trajtimet e bukurisë, aksesorëve, etj. Janë plot 65 biznese partnere që janë bërë pjesë e kësaj skeme shpërblimesh.

Vodafone Albania, gjatë 23 viteve në tregun shqiptar, ka investuar në fuqizimin e klientëve dhe bizneseve të vogla e të mesme. Sepse Vodafone dhuron gjithmonë e MË SHUMË!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *