• |
ide | kryesore

Plàgosja në Durrës, 40-vjeçari vdes rrugës për në spital

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vlorë, Gjirokastër, Shkodra, Rodonit, Kamëz, Bruz, Ardian, Durrës, Lezhë



Plagosi me thikë një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Kështu ka njoftuar policia për ngjarjen në Durrës, ndërsa jep detaje të tjera:

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *