• |
ide | kryesore

Quincy Promes dënohet 6 vjet burg: ishte i përfshirë në trafikun e 1362 kg kokainë

Sport
Promes



Quincy Promes u dënua me 6 vite burg nga gjykata e Amsterdamit. Ish-sulmuesi i Ajax dhe kombëtares holandeze, aktualisht në Rusi te Spartak Moska, ka marrë pjesë në një operacion të madh të trafikut të drogës. 32-vjeçari akuzohet se është përfshirë në një dërgesë përmes portit të Antwerp të një ngarkese prej mbi 1350 kilogramësh kokainë. Për të qenë të saktë ibëhet fjalë për 1362.9. Futbollisti holandez nuk po përjeton një periudhë të qetë, duke qenë se në vitin 2023 ai u dënua për therjen me thikë të kushëririt të tij, lidhur me vjedhjen e një xhevahiri gjatë një feste në një shtëpi në Abcoude të Holandës.

Për shkak të mungesës së bashkëpunimit të tij me drejtësinë, policia nuk ka mundur asnjëherë ta marrë në pyetje për faktet për të cilat ai akuzohet. E gjykata e ka dënuar në mungesë, bazuar në provat e mbledhura nga hetuesit, edhe pse mbrojtja e tij gjithmonë i ka mohuar akuzat e përfshirjes së tij në këtë histori. Promes dhe një tjetër i dyshuar, gjithashtu i dënuar sot me 6 vite burg, akuzohen se kanë “importuar, eksportuar dhe transportuar 1362.9 kilogramë kokainë, të fshehur në një ngarkesë me kripë deti nga Brazili”. Për shpërndarjen e drogës ishin përdorur dy konteinerë nga anija sapo zbarkoi në portin e Antwerp.

SI NISËN DYSHIMET

Ekipi i Inteligjencës Kriminale (TCI) i policisë holandeze mori informacionin se Promes ishte i përfshirë në trafikun e kokainës. Futbollisti zotëronte telefona të koduar dhe kishte investuar 200,000 paund në biznesin e paligjshëm. Kështu që ata vendosën të nisnin një hetim penal për lojtarin e lindur në Amsterdam. Quincy Promes, sipas asaj që u deklarua nga avokatët e tij Robert Maleëicz dhe Sophie Hof, mohoi çdo përfshirje në trafikun e kokainës, që daton katër vjet më parë, në janar 2020.

ÇFARË ZBULUAN HETIMET

Prokurorët u shprehën kështu: “Në makinën e të dyshuarit u vendos një pajisje dëgjimi dhe ai u monitorua. Vërtetësia e informacionit të TCI u konfirmua, pjesërisht, nga telefonat e sekuestruar nga persona të tjerë në të cilët u gjetën biseda që përfshinin të dyshuarit. Shumë mesazhe e bënin të qartë se të dy ishin të përfshirë në hyrjen, transportin dhe shitjen e këtyre dy dërgesave”.

Për më tepër, gjykata e Amsterdamit beson se Promes, “duke pasur para për të investuar” në këtë biznes të paligjshëm, “është në një nivel të lartë në shkallët organizative” të grupit të trafikut të drogës. Droga është marrë nga një prej konteinerëve në fund të janarit 2020, ndërsa konteineri i dytë u kap në kohë nga policia belge.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *