• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia e Fredi Belerit: Po falsifikohen provat, gjyq politik me urdhër të Ramës

Lajme, Të fundit
Beleri



SPAK kërkoi ditën e djeshme 2 vite e 6 muaj burg për Fredi Beleri. Ndërkohë, për të bashkëpandehurin Pantelis Kokaveshin, prokuroria propozoi dënim me 4 vite me kusht për shkak të problemeve shëndetësore.

Mediat greke i kanë kushtuar një artikull Belerit, i cili ndodhet në burg nën akuzën e korrupsionit zgjedhor. Duke iu drejtuar gjyqtarëve, Fredi Beleri tha dje në sallën e gjyqit se gjyqi ndaj tij ishte politik.

“Kam ankesa se si funksionon prokuroria, duke refuzuar vazhdimisht provat e mia dhe duke mos marrë në pyetje personat që kemi treguar si dëshmitarë. Në rastin tim ka ndodhur falsifikimi i provave. Kushdo që ka falsifikuar dokumentet e shtetit shqiptar mban përgjegjësi penale. Këtu në Shqipëri nuk kemi drejtësi të paanshme sepse procesi është i motivuar politikisht dhe shohim kryeministrin të ndërhyjë në këtë rast duke i lënë himarjotët pa kryebashkiak. Ky është një persekutim politik dhe nuk më lejoni të betohem si kryetar bashkie”, tha ai në dëshminë e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *