• |
ide | kryesore

Aksident në Fushë Krujë, dy të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Krujë, ku një makinë është përplasur me një furgon fasonerie, e si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Një nga të plagosurit është nisur drejt spitalit të Traumës. Mësohet se në aksident është përfshirë një autoveturë tip “Audi” me një furgon. Të plagosur kanë mbetur Nezir Neziri, shofer i furgonit, dhe Gëzim Hoxha, shofer i “Audit”. Ndërkohë drejt Traumës është transportuar Neziri.

Fatmirësisht në momentin e përplasjes furgoni ka qenë pa punëtorë. Shkak dyshohet se është bërë shpejtësia tej normave e “Audi”, dhe ndërprerja e rrugës në mënyrë të gabuar nga ana e furgonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *