• |
ide | kryesore

Vdes në burg lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny

Arkiva, Lajme, Të fundit
Alexei



Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny, ka vdekur në burgun e famshëm Rrethit Arktik.

Lajmin e dhanë agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar shërbimin e burgut.

I parë si kritiku më i zhurmshëm i Presidentit Vladimir Putin, Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht.

Ai u transferua në një burg të Arktikut, i konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar.

Shërbimi i burgut në distriktin Yamalo-Nenets tha se po përcaktonte shkaqet e vdekjes së tij, njoftoi agjencia e lajmeve Tass.

©LAPSI.AL 



7 Comments

  1. Navalni ti je shembulli i qendreses. Nuk perulem para askujt sepse jam myslyman por te jap respektin maksimal qe sja kam dhene askujt perpjekjeve te tua per demokraci edhe kundrjet ketij fundi te pashmangshem qe dhe ti besoj ke qene i vetedijshem. Uroj te jesh shembull dhe per ne shqiptaret qe nuk e njohim kete lloj sakrifice dhe kur shtypemi, dhe kur vidhemi pavaresisht se ti kishe perball nje gjakatar ndersa ne nje frikacak.

  2. Do t’i kete bere reaksion peshku me djathe ….🤣🤣🤣🤣🤣🤣

    O skitë te felliqur, mbeturina te njerezimit

  3. Ngushellime per kete djale Oficeri ushtrie, i cili eshte rritur me dashurine per vendin dhe popullin e tij. Luftoi deri sa e pagoji me jeten e tij. Liria fitohet dhe nuk dhurohet nga diktatoret, kete gje e dine mire dhe Shqiptaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *