• |
ide | kryesore

Marotta injoron klubin e Al-Khelaifi: “PSG kërkon Lautaro? Nuk shoh diferenca mes tyre e Inter”

Sport
Marotta



Administratori i Deleguar i Inter, Beppe Marotta, ka folur në mikrofonat e Sky Sport për garën e zikaltërve për yllin e dytë, objektivin Champions League dhe mbi të gjitha merkaton: “Rinovimet e Lautaro dhe Barella nuk krijojnë ankth sepse kemi të bëjmë me profesionistë dhe burra të vërtetë, të dashuruar me fanellën. Jemi të sigurt, por nuk duam të flasim shumë për këtë”.

“Zielinski dhe Taremi tashmë në Inter? Piero Ausilio dhe Dario Baccin monitorojnë mundësitë e lojtarëve pa kontratë. Ka interes të fortë për të dy, do të shohim në mënyrë transparente nëse lëvizja mund të bëhet apo jo”. Marotta më pas injoron edhe kërcënimin e PSG-së për kapitenin Lautaro: “Deri më sot nuk ka shenja apo shqetësime, pastaj nëse ka, ne do t’i menaxhojmë ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne jemi Inter, nuk e shoh dallimin mes nesh dhe PSG. Ne kemi një pronësi të fortë, jemi konkurrues edhe falë sigurisë që na vjen nga pas. Le të mendojmë për rrugën dhe angazhimet tona”.

SFIDA CHAMPIONS ME ATLETICO

Pastaj një koment për ndeshjen e dyfishtë të Champions kundër Atletico: “Pjesëmarrja në Champions League është krenari për ne, është kompeticioni më i rëndësishëm në botë dhe të qenit atje shpërblen punën e të gjithë anëtarëve zikaltër. Ne duam gjithashtu ta respektojmë këtë angazhim në mënyrën më të mirë. Ne do të përballemi me një ekip të vrazhdë, që ka një trajner këmbëngulës që arrin të marrë maksimumin nga lojtarët e tij. Do të jetë një përballje e vështirë, jam i bindur për aftësitë e lojtarëve tanë dhe intuitat e trajnerit tonë”.

Lexo më tej: Poker Salernitanës, Inter fluturon në renditje e në statistika: Atletico nuk tremb aspak

E pikërisht për teknikun Inzaghi, Marotta deklaroi: “Trajneri stërvit lojtarët çdo ditë, është ai që është në gjendje të vlerësojë se kë të vendosë në fushë. Ndeshjet tani zgjasin 100 minuta, kështu që zëvendësimet janë gjithmonë të rëndësishme. Zgjedhja e tij për të luajtur me të gjithë titullarët kundër Salernitanës është racionale. Inzaghi po punon në mënyrë të admirueshme dhe ne nuk mund t’i themi asgjë. Në fakt, jam dakord me atë që ai bëri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *