• |
ide | kryesore

Mungoi në protestën e opozitës, vjen reagimi i Ilir Metës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ilir



Për protestën e opozitës të mbajtur në Bulevard, ka reaguar edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili mungoi. Në një postim në Facebook, ai shprehet se sot ishte një protestë madhështore.

“Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor!

Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë!”, shprehet ai.

Meta nuk ishte në këtë protestë, për arsye se ndodhej në një konferencë në Egjipt. Mungoi edhe bashkeshortja e tij, Monika Kryemadhi. /LAPSI.al



8 Comments

  1. Po ben lidhje boterore jasht shqiperis. Per te miren e opozites.
    Ka shume miq ky. Ka shoqni te zgjeruar sidomos me me te fortët.

  2. Për të gjithë ata që plasën nëpër Tv e Ramës se ai nuk erdhi sepse nuk ka marëdhëniet mirë me Berishën.
    Për patronazhistët këtu që janë tepër të trembur nga protesta madhështore e opozitës.
    Mendo po të ishin dhe ata 1 milion shqiptarë që i ka larguar Rama!!

    1. Proteste e frikshme me 5000 fanatike dhe 1 milion fantazma. Harove te fusesh dhe 1 miliarde indiane te hypur ne elefante dhe nje trillion jashte tokesore ne anije gjigande. Endra te bukura

  3. O 02:28!!!
    S’të ka zënë gjumi nga ethet e fundit që po ju vjen.
    Fanatik je ti dhe rilindasit e tu që rikthyet diktaturën.
    Duket që ke qenë në ekstazë sa 50 mijë të duken 5 mijë.
    E se janë fanatikë janë për demokraci e pluralizëm që kumandari juaj e të gjithë ju si puna jote e shkatërruat.
    Ndërtuat të vetmin shtet diktatorial në një Europë pjestare e Nato’s!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *