• |
ide | kryesore

Organizatat mjedisore lajmërojnë protesta kundër ligjit të “Zonave të Mbrojtura”

Arkiva, Lajme, Të fundit
mbrojtura



Organizatat kryesore mjedisore shqiptare lajmëruan protesta për të kundërshtuar ligjin për “Zonat e Mbrojtura” që pritet të kalojë për votim në seancë plenare në Parlamentin shqiptar të enjten. Sipas organizatave “projektligji i propozuar i hap rrugën shkatërrimit të Parqeve Kombëtare dhe shënon fundin e rrjetit kombëtar të Zonave të Mbrojtura”.

“Ky projekt-ligj kërcënon dekada përpjekjesh dhe investimesh të ruajtjes për të mbrojtur pasurinë natyrore të Shqipërisë”, – thuhet në një deklaratë të Organizatës shqiptare të Mbrotjes së Natyrës, PPNEA. Me herët organizata tjetër e Orintologëve të Shqipërisë dhe 56 organizatat kryesore mjedisore e kishin kundërshuar ashpër projekt-ligjin.

Sipas organizatave “qeveria Shqiptare ka shpërfillur thirrjet e Bashkimit Evropian për të ndaluar votimin e këtij ligji, duke kërcënuar në mënyrë serioze integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Deputetët e mazhorancës të Komisionit Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin miratuan të hënën në një mbledhje online variantin final të projekt-ligjit duke shpërfillur kërkesën e përfaqësuessve të shoqërisë civile, që i kërkuan parlamentit dhe qeverisë që të tërhiqen nga propozimet e paraqitura dhe të hapin një proces të gjerë këshillimi.

Edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato përmes një statusi në rrejtin X pak ditë më parë kishte këkruar që “çdo ndryshim në ligjin aktual t`i nështrohet një konsultimit të plotë, të bazuar në fakte, ku të përfshiheshin të gjithë aktorët”. Shqetësimi më i madh i organizatave mjedisore lidhet me projekt-ligjin e ri, ai që i jep Këshillit Kombëtar të Territorit autoritetin vendimtar për veprimtaritë që do të zhvillohen brenda “Zonave të Mbrojtura”.

Nga pamjet e publikuara nga Kuvendi lidhur me vendimarrjen e Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese miratohet pa ndryshim nenin 33, i propozuar nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit sipas të cilit lejohen: “veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre, pavarësisht nëse kjo përcaktohet në VKM-në e shpalljes së zonës së mbrojtur”.

Projektligji për Zonat e Mbrojtura u paraqit si fillim nga 12 deputetë të shumicës socialiste, të cilët argumentonin se ishte kërkesa e disa kryetarvë të Bashkive që ndryshimet të përshtateshin me nevojat e zhvillimit. Deputetët propozonin në variantin fillestar administrimin nga bashkitë të 20% të territorit të Zonave të Mbrojtura. Por drafti i 12 deputetëve u rrëzua pasi Qeveria dërgoi në Kuvend një propozim të ri me emërtimin “dhënie mendimi” ku i jepet autoritet Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit për lejet zhvillimore brenda zonavetë Mbrotjura. /VOA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *