• |
ide | kryesore

Vrasja e presidentit të Haitit, akuzohet gruaja e tij dhe ish-kryeministri

Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit
presidentit



Hetimet për vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moïse, më 7 korrik 2021, kanë shkuar në rrugë të pabesueshme. Në një raport të botuar të hënën, hetuesi Walther Wesser Voltaire paditi disa dhjetëra persona, duke përfshirë edhe të venë e presidentit, Martine Moïse, ish-kryeministrin Claude Joseph dhe ish-kreun e policisë kombëtare të Haitit, Léon Charles. Ky i fundit, i cili sot shërben si përfaqësues i përhershëm i Haitit në Organizatën e Shteteve Amerikane (OAS), duhet të përgjigjet për akuzat më të rënda: vrasje, tentativë vrasje, armëmbajtje pa leje, komplot kundër sigurisë së brendshme të shtetit dhe organizatë kriminale.

Zonja Moïse, e cila u plagos gjatë sulmit ndaj bashkëshortit të saj dhe Joseph akuzohen për bashkëpunim në vrasje dhe organizatë kriminale. Voltaire është prokurori i pestë që drejton hetimet pasi të mëparshmit u tërhoqën për arsye të ndryshme, përfshirë edhe frikën se mos vriteshin. Kjo aktakuzë pritet të destabilizojë më tej Haitin, i cili po përballet me një rritje të dhunës së bandave dhe po rimëkëmbet nga një valë protestash të dhunshme që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit aktual Ariel Henry. Ky i fundit mbajti përkohësisht presidencën pas vrasjes së Moïse.

“Është një grusht shteti klasik” – tha ish-kryeministri Joseph për Associated Press. “Ata dështuan të na vrasin edhe neve, Martine Moïse dhe mua, më 7 korrik 2021, dhe tani po përdorin sistemin gjyqësor të Haitit për të çuar përpara planin e tyre makiavelist”, – tha ai. Ai i bëri thirrje kryeministrit Henry të jepte dorëheqjen edhe pse ky i fundit në dhjetor 2022 organizoi zgjedhje.

Prokurori shpjegon në dosjen e tij se ish-sekretari i përgjithshëm i pallatit presidencial, Lyonel Valbrun, u tha autoriteteve se ai kishte qenë nën “presion të fortë” nga zonja Moïse, dy ditë para vrasjes së bashkëshortit të saj, për të bërë Jozef president. E veja e presidentit jeton aktualisht në Florida dhe ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit. Ndërsa prokurorët amerikanë e kanë konsideruar një komplot të pastër me qëllim për të vrarë ose rrëmbyer Presidentin, 53-vjeçar. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *