• |
ide | kryesore

Bandat kriminale ‘pushtojnë’ Haitin/ Mijëra banorë largohen të terrorizuar

Lajme, Të fundit



Mijëra banorë u larguan nga një lagje e pushtuar nga bandat e kryeqytetit Haitian.

“Ne po jetojmë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë. Unë as nuk e di ku të shkoj. Më duhej të ikja nga shtëpia ime,” tha Elie Derisca, një banore e distriktit Carrefour-Feuilles në Port-au-Prince jugore.

Të paktën 3,120 njerëz janë larguar nga distrikti, sipas një vlerësimi të Departamentit të Mbrojtjes Civile të Haitit. Lagjja sulmohet vazhdimisht nga një bandë e drejtuar nga Renel Destina, i njohur me pseudonimin e tij Ti Lapli, i cili kërkohet nga autoritetet amerikane për rrëmbimin e shtetasve amerikanë, shkruajnë mediat e huaja.

“Policët që jetojnë në zonë nuk kanë më mjete për të na mbrojtur. Si rezultat, banditët mundën të pushtonin shtëpitë tona,” tha Derisca.

Ai shtoi se kriminelët plaçkitën dhe vunë flakën shtëpive në lagje dhe shkaktuan disa të vdekur.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *