• |
ide | kryesore

“Rodri, Kross.. pas meje”. Calhanoglu me mungesë të theksuar modestie: “Jam më i miri në botë”

Sport
Calhanoglu



Hakan Calhanoglu ndihet i fortë dhe sigurisht nuk ka frikë ta deklarojë. Në fund të fundit, rritja e tij eksponenciale, që kur Simone Inzaghi i dha atij rolin e ri si regjist te Inter, është parë nga të gjithë. E turku me të vërtetë ka arritur të ndryshojë karrierën e tij.

Te Inter ndihet mirë, është bërë një gur themeli i ekipit dhe Calhanoglu nuk ngurron kurrë ta thotë këtë. E ka përsëritur edhe në një intervistë të gjatë për Dazn, në të cilën ndër të tjera ka folur edhe për ambiciet e tij personale dhe me klubin.

CALHANOGLU: “JAM UNË MË I MIRI”

“Edhe pse të gjithë qeshnin dhe nuk e besonin, unë gjithmonë e kam besuar dhe muaj më parë kam lexuar që jam ndër regjistët më të mirë në qarkullim”. Hakan Calhanoglu nuk përdor shumë lojëra fjalësh, duke treguar qartë se sa besim ka në aftësitë e tij. “E di se cilat janë aftësitë e mia dhe nuk kam frikë nga askush. Tani e vendos veten në vend të parë përpara Rodri, Kroos, Kimmich dhe Enzo Fernandez. Pse ndihem më i forti nga të gjithë? Sepse golat që arrij të shënoj nuk ngjasojnë me atë që bëjnë të tjerët. Po të shikosh golat e mi, nuk i shënoj vetëm nga afër deri në 5 metra, por edhe nga 25-30 metra, madje edhe nga goditja e dënimit. Janë gjëra të vështira dhe nëse shikoj të tjerët, nuk shoh gjëra të ngjashme”.

Lexo më tej: Video/ “Zgjedh Rodri për golin në finale”: Cambiaso thumbon Inter e ndez rrjetet sociale

“Të gjithë e dinë si ta trajtojnë topin, por të bësh pasime prej pesë metrash nuk më bën punë, preferoj të bëj pasime që rrisin përqindjen e golave. Çfarë duhet të përmirësoj? Tani kundërshtarët do të përpiqen të luajnë një kundër një me mua. Duhet të jem më inteligjent në këto situata në kërkim të hapësirave. Por me Barella dhe Mkhitaryan që më ndihmojnë është më e lehtë. Jam rritur në fazën mbrojtëse, por ka ende diçka për të bërë. Me stafin shikojmë shumë e video”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *