• |
ide | kryesore

Kishte fshehur arsenal armësh në banesë, arrestohet 21-vjeçari, procedohet babai i tij

Lajme, Të fundit



Një 21-vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Matit pasi i është gjetur në banesë një arsenal armësh, ndërsa në hetim është vënë babai i tij, H. R., 56 vjeç. Bëhet e ditur se në kuadër të operacionit policor të koduar “Weapons”, është prangosur shtetasi me iniciale R. R., 21 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Karicë, u gjetën të fshehura: 1 kallashnikov, 3 armë gjuetie, 1 armë zjarri pistoletë, 114 fishekë dhe 2 kapuça në formë maske, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *