• |
ide | kryesore

Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës, arrestohen 2 vëllezërit e 19-vjeçares

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme, gjatë pastrimit të një kanali vaditës nga punonjësit e bashkisë Shkodër, janë gjetur 2 mina të paplasura.

Dyshohet se ato përkasin që nga viti 1997.

Punonjësit e policisë po vijojnë hetimet për të dokumentuar rrethanat e rastit

Detaje nga policia: 

Rreth orës 15:40, gjatë pastrimit të një kanali vaditës në fshatin Bushat, punonjësit e bashkisë kanë gjetur 2 mina të paplasura, të ndryshkura, të cilat dyshohet se i përkasin vitit 1997.

Shërbimet e specializuara të DVP Shkodër, shërbimet mbështetëse dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku vijojnë veprimet për sekuestrimin e 2 minave dhe hetimet për të dokumentuar rrethanat e rastit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *