• |
ide | kryesore

Inter, sponsori i ri është një… bast: tratativa me Betsson Group

Sport
Betsson



Një sponsor i ri i fanellës për Inter. Marrëveshja me Paramount + skadon dhe nga sezoni i ardhshëm zikaltrit do të ndryshojnë drejtim. Negociatat me Qatar Airëays, tashmë Official Global Airline Partner i klubit deri në sezonin 2025/26, kur ishin një hap nga finalizimi, duket se kanë ngecur ose, të paktën, janë vënë në pritje. Lajmin e raportuar sot nga La Stampa e jep fakti se Inter po negocion me Betsson Group, një kompani bastesh. Për gazetën torineze “një shtrëngim duarsh milionere me shifra prej skuadre të madhe europiane”.

Pengesa kryesore për përcaktimin e marrëveshjes, megjithatë, përfaqësohet nga Dekreti i Dinjitetit dhe vendimi i Qeverisë së udhëhequr në vitin 2018 nga Giuseppe Conte, i cili i ndalonte klubet të kenë industrinë e lojërave dhe basteve si partnerë komercialë. Megjithatë, sipas asaj që shpjegohet nga La Stampa, Inter dhe Betsson Group po vazhdojnë ende diskutimet “aq sa ka nga ata që flasin për një akord të afërt tani që marrëveshja me Paramount+ po i afrohet skadimit”.

Strategjitë korporative zikaltër ndërthuren domosdoshmërisht me rregulla, direktiva dhe interpretime të të njëjtave, sepse nga viti 2018 e deri më sot, vazhdon La Stampa, “diçka ka lëvizur edhe në Itali dhe ka lëvizur në Dekretin e Dinjitetit”, duke qenë se sponsorët e lojërave “kanë marrë rrugën e argëtimit” dhe në këtë formë mund të bëhet një marrëveshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *