• |
ide | kryesore

Hysen Meta fajëson të motrën: Babain e vrau Hygerta!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sipas versionit që shpërndau policia për vrasjen e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij, rezultonte se krimi u krye nga vëllai i madh, Hysen Meta. Por ky i fundit në sallën e gjyqit ka thënë se ishte e motra Hygerta që shkrepi armën.

Fëmijët e kanë përshkruar të atin si një njeri të dhunshëm, që i kërcënonte vazhdimisht se do t’i vriste. “Na ka kërcënuar se do të na vriste edhe po të iknim” ka thënë Hygerta Meta në sallën e gjyqit, ndërsa të vëllezërit kanë sjellë shembuj se nëna e tyre kërcënohej me vdekje nga i shoqi edhe për një portokall.

FOTO&VIDEO/ Tre fëmijët që vranë babain e dhunshëm braktisen nga të afërmit

“Babai donte ta fejonte me zor Hygertën” ka treguar Hyseni, që i qëndron të njëjtit version që ka dhënë në fillim për ekzekutimin e të atit. Edhe e motra e ka përforcuar alibinë e të vëllait kur ka treguar se kishte refuzuar fejesën me një njeri që nuk e njihte.

Hygerta Meta, vetëm 19 vjeç ishte studente në Fakultetin e Ekonomisë, por i ati i kërkonte t’i ndërpriste studimet dhe të fejohej me një emigrant. Pasi e kanë vrarë, fëmijët e groposën trupin e të atit dhe denoncuan në polici humbjen e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *