• |
ide | kryesore

Diddy paditet sërish për sulm se*sual

Paparazzi, Slider



Një padi e re u ngrit kundër Sean “Diddy” Combs të hënën duke pretenduar se ai ngacmoi një nga producentët e tij të muzikës.

Padia pretendon se, ndërsa dyshja punonin në albumin e nominuar për Grammy të vitit 2023, The Love Album: Off the Grid, Combs e përqafoi, e ngacmoi dhe kërcënoi producentin, e shtyu atë të konsumonte dr0gë.

Padia është  veprimi i gjashtë i tillë i ngritur kundër Combs, muajt e fundit, dhe i pari që përfshin një paditës mashkull. Producenti, Rodney “Lil Rod” Jones, pretendon se jeta e tij  ka ndryshuar për keq që nga” 2022, kur ai ra dakord të ndihmonte Combs për këngën e tij të re.

Midis shtatorit 2022 dhe nëntorit 2023, Jones dyshohet se iu nënshtrua ngacmimeve seksuale “të vazhdueshme” nga reperi.

Ish-partnerja e tij Cassie gjithashtu e ka akuzuar  në nëntor të vitit 2023. Ajo pretendon se Diddy e ka përdh*nuar gjatë kohës që ishin bashkë, e ka goditur fizikisht dhe për një periudhë kohore i ka kontrolluar çdo aspekt të jetës, duke e izoluar totalisht.

Pas padisë së Cassie, një tjetër padi tronditëse erdhi nga modelja e një videoklipi të tij, Joie Dickerson-Neal. Ajo pretendon se në vitin 1991, Diddy e dr0goi, e sulmoi seksualisht dhe e regjistroi sulmin pa dijeninë e saj, kur ajo ishte studente.

Jane Doe gjithashtu ka akuzuar Sean Combs (Diddy), Harve Pierre dhe një njeri të tretë për përdh*nim dhe trafikim në moshën 17-vjeçare./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *