• |
ide | kryesore

Berisha: Kongresi i SHBA t’i ndalojë me ligj veprimtarinë Sorosit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Prania e Alex Soros në çdo takim të Edi Ramës, ka bërë që kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ti kërkojë Kongresit të SHBA-së që të ndalojë me ligj veprimtarinë e këtij fondacioni.

Pjesë nga fjala e Berishës.

Të dashur miq, ky samit kishte edhe një tipar tjetër.

Anëtar i delegacionit shqiptar ishte siç e patë ju, Aleksis Soros.

Aleksis Soros qëndronte bashkë me delegacionin shqiptar, duke harruar se ai mbron Edi Ramën, një Pashiq serb në Tiranë.

Prania e Aleksis Soros si anëtar delegacioni i Shqipërisë është dëshmia më flagrante e angazhimit të tij për të mbrojtur Edi Ramën pavarësisht nga çdo e zezë që kjo e keqe e madhe u bën shqiptarëve.

Aleksis Soros mbron Edi Ramën, njeriu i cili në tetë vite ka përzënë nga Shqipëria, duke vrarë shpresën, një të tretën e popullatës shqiptare, më shumë se çdo pushim i huaj në të gjitha kohërat, më shumë se çdo luftë botërore, rajonale, e çfarëdolloji nga një vend i caktuar.

Dhe ky mbron këtë sepse ka interesa të kundërta me shqiptarët.

Aleksis Soros është arkitekti bashkë me Sergei Lavrov, mbështetës kryesor i Ballkanit të Hapur, kundër Ballkanit të Nismës së Berlinit.

Mbështetës kryesor i ndarjes së Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Me këtë rast, i bëj thirrje Kongresit të SHBA, i bëj thirrje miqve të Shqipërisë në Kongresin e SHBA, të ndalojnë me ligj veprimtarinë e tij në Europë, në Ballkan, në Shqipëri.



3 Comments

  1. Ky ka kuajtur nga mendte. Ata e shpallin non grata dhe ky u ben thirje Kongresin Amerikan te ndalojne Sorosin. Lapsi vazhdon ti mbaje poturet Berishes dhe te dokumentoje cdo currile shure nga oturaku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *