• |
ide | kryesore

Kërkesa e Zelenskyt: Ushtarët ukrainas të mjekohen në Malin e Zi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë samitit që u mbajt në Tiranë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u takua dhe me homologun malazez, Jakov Milatoviç.

Pasi e falënderoi për mbështetjen, Zelensky bisedoi me Milatoviç për trajtimin mjekësor të ushtarëve ukrainas të plagosur në luftë, në Malin e Zi. Zelensky më pas e ftoi presidentin malazez që t’i bashkohet konferencës së paqes që do të mbahet së shpejti në Zvicër.

“Kam pasur një takim me Presidentin Jakov Milatoviç dhe e falënderoj Malin e Zi për pritjen e ukrainasve që ikën nga lufta. Ne diskutuam gjithashtu trajtimin mjekësor dhe rehabilitimin për ushtarët ukrainas në Mal të Zi. I jam mirënjohës Malit të Zi që iu bashkua Deklaratës së Vilniusit të G7 dhe Formulës së Paqes të Ukrainës. E informova Presidentin Milatoviq për Samitin e parë Global të Paqes në Zvicër në kuadër të përpjekjeve tona për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne gjithashtu koordinuam bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërkombëtar të Ukrainës dhe Malit të Zi”, shkruan Zelensky.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *