• |
ide | kryesore

Kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, përcaktohet data e seancës së radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha

Lajme, Të fundit
Berisha



GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për ndryshim të masës së sigurisë më datën 4 mars në orën 11:00. Mësohet se seanca e djeshme u shty për shkak se gjyqtarja ishte në një proces tjetër.

Ndërkohë avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj, tha se kjo shtyrje ishte e qëllimshme nga gjyqtarja Gjoka, pasi sipas tij kjo e fundit e dinte se kjo seancë sot nuk do të zhvillohej. Gjokutaj u shpreh se kjo zvarritje e gjykimit është shkelje proceduriale nga ana e gjyqtares.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore që nga 30 dhjetori i vitit të shkuar. Ai po hetohet nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *