• |
ide | kryesore

Drenusha Latifi tregon dhunën e ish-bashkëshortit: Ishim në Sarandë kur…

Arkiva, Lajme, Të fundit



Këngëtarja dhe ish-Miss Kosova, Drenusha Latifi ka rrëfyer mes lotësh dhunën që ka përjetuar nga bashkëshorti.

Gjatë bashkëjetesës në Suedi, Latifi ka treguar se ka qenë viktimë e dhunës së rëndë fizike. Në një intervistë për mediat kosovare, ajo është shprehur se fëmijët e mitur kanë dëshmuar dhunën në disa raste.

Sipas saj, substancat narkotike dhe përdorimi i alkoolit, mund të ketë ndikuar në agresivitetin e shfaqur nga ish-partneri.

Kjo ka qenë dita më e keqe e jetës sime. Ishim në Sarandë me pushime. Një ditë përpara kishte vajza ime ditëlindjen. Ishim në makinë fatmirësisht, u ktheva të marr diçka në dhomë e aty u sulmova fizikisht. Është shumë e rëndë për mua të flas për këtë temë. E kam pasur shumë të vështirë të flas për këtë temë, për këtë nuk kam shkuar as në polici. Ai ka pasur edhe nga substancat narkotike që i ka përdorur, edhe alkooli pastaj në shumicën e rasteve”.

Latifi ka treguar më tej se nga ish-bashkëshorti është dhunuar psikologjikisht pas ndarjes, pasi kërkonte kujdestarinë e fëmijëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *