• |
ide | kryesore

Lubonja: Arsyet pse Kurti mungoi në samitet e Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar samitin për Ukrainën të mbajtur një ditë më parë dhe atë për Ballkanin Perëndimor të zhvilluar këtë të enjte Tiranë. Sipas Lubonjës, samiti i parë ishte spektakël politik, ku secili politikan kishte përfitimet e veta. Lubonja thekson se Kurti nuk ishte në Tiranë, sepse ai me siguri mendon që Kosova është humbësja më e madhe në këtë lojë politike që luhet. Për Lubonjën, Vuçiç u imponua dhe për fat të keq, Shqipëria ia pranoi kushtet.

“Samiti i parë shpjegon mungesën e Kurtit. Samiti i parë ishte spektakël politik. Ata që e bëjnë spektaklin kanë përfitimet e veta. Tre protagonistët e spektaklit të Samitit të parë ishin Zelensky, Rama dhe Vuçiç. Zelensky ka problemet e veta, nuk po merr ndihmat, ka probleme edhe të brendshme, vjen këtu të gjejë mbështetje. Edi Rama ka nevojë për legjitimimin ndërkombëtar, për shkak të problemeve të brendshme, dihet se është benjamin i ndërkombëtarëve.

Pavarësisht se thuhet se kanë mbetur në Shqipëri 1.5 milionë njerëz, ne mburremi se po bëjmë Samite etj. Gjithçka bëri Vuçiç shpjegon pse Kosova është humbësja më e madhe në këtë lojë. Vuçiç tha se për Kosovën mos të flitet fare. Vuçiç tregoi fuqi në Tiranë. Ata janë marrë vesh përpara Samitit se çfarë do të bëjnë. Vuçiç ka vënë kushtet e veta dhe Shqipëria ia ka pranuar këto kushte. Që mos e njohësh Kosovën si shtet në këtë Samit, sigurisht që kërcet. Këtu vjen era Open Balkan, vijmë tek ai projekt që Kosova dhe Mali i Zi nuk e kanë pranuar”, – deklaroi Lubonja në emisionin “Open”. /LAPSI.al



6 Comments

  1. Nje korigjim,,,,Kushtet nuk i vuri Shqiperia, por krye tradhetari, vellai i Vucicit, Rama, qe dita dites po e tregon vehten me Shqiptaretsi ne tradheti, ashtu ne te tera fushat e pushtetit monist qe ka ndertuar me ishe, e kulishet e tyre Shqiperia eshte ne rrezik, kjo tashme dihet.

    1. Edi Rames koha do tja hedhe ner te gjitha
      Skemat qe ka ndertue me korrupcion me axhentin e cia’s
      si me bisedat e mshefta me Vucicin e me bekimin e thaqit per ndarjen e kosoves edhe shume te tjera qe do ti hedh ne shesh koha.

  2. Samiti eshte nje sukses per Shqiperine, pastaj se si e lexon secili eshte çeshtje e formimit personal. Kurti po na perserit Enver Hoxhen, leksione moral-politike e tendence per vet izolim.

  3. Per suksese, sa te duash ka arritur qelbesira, aqe sa dhe boten e kane cuditur Por, ne i thenci Samit , asaj mbledhje ose takim klasash, vetem per Ramen e Vucicin ishte.Kete e vertetoi deklarata perfundimtare,menyra si u zhvillua, e mungesat qe pati Si flluske po,u degjua e mbaroi, u harrua, shfaqien e pagoi Soros, aktruan,VUcic,Rama.Zgjeben qe ka mbi kurriz,ska gje qe ia sheron Rames, ajo do e vdese.Cfardo qe te beje, e te na shitet, i kane rene pendet kaposhit rrjepes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *