• |
ide | kryesore

“Pasojat do të jenë tragjike”, kërcënimi i Putin nëse perëndimi dërgon trupa në Ukrainë

Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar vendet perëndimore kundër dërgimit të trupave në Ukrainë. Putin shprehet se pasojat e një vendimi të tillë do të ishin tragjike. Në fjalimin e tij vjetor për gjendjen e kombit, presidenti Putin akuzoi Perëndimin se po përpiqet të tërheqë Rusinë në një garë armësh. Në të njëjtën kohë, ai tha se Rusia duhet të forcojë mbrojtjen e saj në kufirin perëndimor tani që Suedia dhe Finlanda po i bashkohen NATO-s. Presidenti Putin tha se Perëndimi provokoi konfliktin në Ukrainë dhe vazhdon të gënjejë pa asnjë siklet duke thënë se Rusia gjoja synon të sulmojë Evropën.

Disa vende të NATO-s, përfshirë SHBA-në, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, përjashtuan dislokimin e trupave tokësore në Ukrainë. Putin gjithashtu u mburr me armët e sofistikuara të Rusisë – si avionët hipersonikë dhe mjetet nënujore dhe tha se forcat strategjike bërthamore të Rusisë janë në një gjendje të gatishmërisë së plotë. Veçanërisht, Presidenti Putin iu referua në mënyrë eksplicite dy viteve të luftimeve në Ukrainë si një luftë, pavarësisht këmbënguljes së tij të përsëritur që pushtimi i Rusisë duhet të përshkruhet si një operacion special ushtarak.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se fjalimi mund të shihet në një masë të madhe si programi zgjedhor i Putinit. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e fjalimit u përqendrua në çështjet e brendshme, duke filluar nga modernizimi i sistemit të taksave te pensionet dhe stimujt që synojnë të rrisin shkallën në rënie të lindjeve në Rusi. Ai foli gjithashtu për nevojën për të përmirësuar shëndetin e kombit, duke njoftuar një sërë masash që synojnë rritjen e jetëgjatësisë së Rusisë, e cila në 70 vjeç është aktualisht një nga më të ulëtat në Evropë.



2 Comments

  1. TE GJITH KEMI NEVOJ PER OPTIMIZEM PSIKOLOGJIK DHE ME SHUM KUPTIM VLERSIM BINDJE DHE REFLEKTIM TE CDO MENDIMI VEPRE QE KA SIGURI DHE SUKSES RALITETI NUK FLET PER SAMIT NE MBESHTETJE TE UKRAHINES APO POPULLIT PALESINEZ ,KOSOVAR QE PO U BEHET PADREJTESI NE ZINXHIRIN UNIK TE ZHVILLIMEVE POR NJE SAMIT NDERKOMBETARE PAQE ME PIKA TE PERCAKTUARA ,QE TE GJITH TA PRANOJNE DHE MOSKUN DERSHTOJNE ,QE ESHTE SHPREHJA DHE MBROJTJA NATYRALITIT NJERZOR HAKUN ME HAK QE SEJCILIT TI JEPET GARANCI HAKU DHE MOSHYRJA NE KAK ,KY ESHTE KUFIZIM VLER UNITET DOBI QARTESI ZGJILLJE SHPRES SHPETIM PAQE NDRYSHE LOJA ME KUNGULLESHA NGA KREATIVITETI DHE FRIKA RRESHQET TEK PERDORIMI I FUNDIT TEKNOLOGJIK QE SJELL VETVRASJE GLOBALE NGA DORA NJERZORE PA NEVOJ FTOHENI TE GJITH NE DOMOSDOSHMERI DHE PERGJEGJSI PER ANGAZHIMET QE KAN KINI FRIK ZOTIN MUNDESIJA PER PAQE FUNKSIONON POR JO GJAT,FILLON NUMRIMI NE DIT ,MOS SI BENI DITET TE ZEZA DHE PAKTHYESHME ME PER NJERZIMIN MENOXHONI DHE SHPETONI ATE CFAR KA MBETUR NGA MOS SHKATRRIMI MOS CONI INTERRESIN TE IMPONOHET URREJTJA HAKMARRJA POR TE GJITHA JAN MUNDESIT PER TI TRANSFORMUAR NE PAQE ME VEPRA ,KINI FRIK ZOTIN DHE LARGOHUNI NGA PADREJTESIJA ,NDAJ NJERITJETRIT QENJES NJERZORE ,SHPETONI VETEN DUKE U LARGU NGA EGOJA PA MAS LUFTONI VETEN BRENDA VETES VESET E KEQIJA NESE SHPETONI NGA VETJA VJEN DHE SHPETIMI BOTES

  2. Quote book: Conquerors about Russia

    “Russia is a dwarf, I will bring it to its knees.” Karl the 12th, XVIII century.
    Sweden has lost its status as a great power forever.

    “I will conquer backward Russia.” Friedrich, the middle of the XVIII century.
    In 1759, the Russian army entered Berlin.

    “Russia is a colossus with feet of clay.” Napoleon, XIX century.
    In 1814, the Russian army took Paris.

    “I will conquer the USSR by the end of the year.” Hitler, XX century.
    In 1945, he committed suicide when the Soviet army entered Berlin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *