• |
ide | kryesore

Vizita e parë në Shqipëri si kryeministër, mbërrin në Tiranë Talat Xhaferi

Lajme, Të fundit



Ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili do të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor. Pritja e pjesmarrësve po bëhet nga kryeministri Edi Rama.

Në fokus të samitit të sotëm do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.

Si përfaqësues i BE-së, do të jetë në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndërsa presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen nuk do të jetë e pranishme. Mësohet se Kosova në samitin e sotëm do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, i cili nuk do të marrë pjesë fizikisht, por do të marrë pjesë një video-lidhjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *